Punimi i profesorit të UBT-së, Hysen Ahmeti, publikohet në revistën “Civil Engineering Journal”

bool(false) 07/10/2022

Punimi shkencor i profesorit të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, Hysen Ahmeti në bashkëpunim me disa profesorë të universiteteve të tjera, me titull: “The Impact of Coal Quality on Reduction of Environmental Pollution Researched Through Statistical Analysis”, është publikuar në revistën shkencore “Civil Engineering Journal” e indeksuar nga Scopus dhe Web of Science.

 

Qëllimi dhe rëndësia e këtij punimi është se për mostrat e marra nëpër shtresat (dyshemetë) e qymyrit me shpim për nxjerrjen e vlerave kalorifike të qymyrit (ETU) dhe përqindjes së hirit, parametrat e të cilit janë analizuar në laboratorin e gjeomekanikës sipas standardet (ISO 9001) me qëllim eliminimin e pjesës së dobët të qymyrit që do të ndikonte pozitivisht në rritjen e prodhimit të energjisë elektrike, por edhe në uljen e ndotjes së mjedisit brenda vlerave të lejuara sipas standardeve të Bashkimit Europian.

 

Baseni i qymyrit i Kosovës, sipas punimit konsiderohet si pellgu më i madh i rezervave të qymyrit dhe burimi kryesor i furnizimit me energji elektrike në vendin tonë. Qymyret e këtij pellgu vlerësohen të jenë të llojit të linjitit, ku mineralet përbërëse të tyre janë (liptiniti, inertiniti dhe huminiti). Gjeologjikisht, pjesa kryesore e pellgut përbëhet nga depozitime pliocene të përfaqësuara nga argjila të verdha, argjila ranore të imët të lidhura dobët, argjila të palidhura (të çimentuara) dhe qymyr.

 

Në këtë punim nga pikëpamja hidrogjeologjike, pellgu i thëngjillit të Kosovës karakterizohet nga kushte komplekse hidro-gjeologjike, të kushtëzuara nga lidhja e mirë hidraulike e paketës së qymyrit me ujërat sipërfaqësore me tektonikë të zhvilluar dhe prania e shtresave ujëmbajtëse mbi tavanin e ambalazhit të qymyrit.

 

Në linkun në vazhdim mund të gjeni punimin e plotë të profesorit të UBT-së, Hysen Ahmeti: “The Impact of Coal Quality on Reduction of Environmental Pollution Researched Through Statistical Analysis”.