Profesorë ndërkombëtarë zhvilluan ligjërata tematike me studentë të UBT-së

bool(false) 07/11/2022

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndruan për vizitë disa profesorë ndërkombëtarë nga Italia dhe Austria, ku zhvilluan disa ligjërata tematike me studentë të programit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes dhe programit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, me ç’rast i njoftuan ata rreth çështjeve që ndërlidhin fushën e sportit dhe të shëndetit.

 

Profesori italian Paolo Parisi zhvilloi një ligjëratë me titull “Basic Notions of Biology”, ku foli rreth nocioneve të rëndësishme të biologjisë, por edhe rreth botanikës, konservimit, ekologjisë, evolucionit dhe gjenetikës.

 

Ndër të tjera, profesori austriak Harald Tschan zhvilloi një ligjëratë me titull “Periodizimi i trajnimit të forcës”, duke dhënë informacione rreth rëndësisë së periodizimit dhe llojeve të tij, teksa profesori italian Antonio Tessitore diskutoi rreth analizës së lojës, duke u shtjelluar studentëve detaje rreth fushës së sportit dhe shëndetit.

 

Zhvillimi i ligjëratave të tilla në kuadër të programit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes në UBT, janë të një rëndësie të lartë, duke u mundësuar studentëve përfitimin dhe përforcimin e njohurive rreth shkencave të sportit dhe të shëndetit.