Pilot projekti i NATO-s për ndërtimin e ndërtesave efiçiente udhëhiqet nga ekipi i përbërë nga stafi i UBT-së në kuadër të kompanisë EUROING shpk

bool(false) 15/08/2022

Profesori i UBT-së, Petrit Ahmeti, ish-studenti i arkitekturës në UBT, Ahmet Gashi dhe studentët e nivelit master, Erona Gashi dhe Blend Kalaveshi në kuadër të kompanisë EUROING, ishin pjesë përbërëse e ekipit projektues të fazave 65% dhe 100% dhe ndërtimit të dy ndërtesave të zyreve dhe akomodimit ne Prishtinë.

 

Projekti kishte për synim krijimin e hapësirave të zyreve dhe atyre të akomodimit, sipas standardeve të larta të efiçiencës së energjisë, duke pasur në fokus aplikimin e sistemit të parafabrikuar SIP (Structural Insullated Panels), me ç’rast dy ndërtesa janë dizajnuar, prodhuar dhe implementuar, deri në funksionalizim të plotë brenda dhjetë muajsh, nga tetori i vitit 2022, deri në korrik të vitit 2023.

 

Vlen të theksohet së niveli i cilësisë së ndërtimit arrin ato të nivelit “Nearly Zero Energy Building” (NZEB), duke pasur parasysh izolimin superior nga 19 cm, dritare 3 shtresore/Low- E/argon, si dhe sistem të ngrohje-ftohjes përmes ajrit me pompa termike me rikuperim termik.

 

Ky lloj ndërtimi është i pari i llojit të vet në Kosovë dhe për bazat e NATO-s globalisht, si ndër hapat e parë të NATO-s për uljen e emetimit të karbonit përmes ndërtesave të saj, duke u konsideruar si e ardhmja e ndërtimit në bazat e NATO-s, krahas ndërtimeve të deritanishme nga kontejnerët metalik.

 

Për këtë projekt të realizuar, ekipi i angazhuar u dekoruan me certifikata dhe medalje mirënjohjeje nga përdoruesi përfundimtar i ndërtesës dhe NSPA, për punën e realizuar.