Përfaqësues të UBT-së zhvilluan një sesion informues për nxënësit e Shkollës Profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri

29/05/2023

Përfaqësues të UBT-së dhe të Qendrës së Karrierës në UBT zhvilluan një sesion informues për nxënësit e Shkollës Profesionale “Bahri Haxha” në Vushtrri.

Në kuadër të këtij sesioni, përfaqësuesit e UBT-së i njoftuan nxënësit për programet, kurrikulat multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse, infrastrukturën moderne, si dhe angazhimet jashtëkurrikulare të UBT-së.

Nxënësit u njoftuan edhe për programet më unike të UBT-së dhe se si ato mund t’i ndihmojnë ata të ndjekin qëllimet e tyre akademike dhe profesionale.