Në një takim me drejtues komunal dhe qytetarë, UBT prezantoi Planin Zhvillimor Komunal 2022/23 të Komunës së Vitisë

bool(false) 19/11/2022

 

UBT në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, konkretisht Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, organizuan konsultim publik rreth Projekt Planit Zhvillimor Komunal 2022-2030.

 

Në këtë takim, morën pjesë profesorët nga Instituti për Studime Urbane në UBT, Hazer Dana, Tomor Qela dhe Lyra Bakija, si konsulentë profesional në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Vitisë.

 

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi, udhëheqësja e Divizionit të Planifikimit Hapësinor, Suzana Goranci, drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti, Visar Demiri, si dhe qytetarë të shumtë të kësaj komune.

 

Gjatë këtij konsultimi publik nga përfaqësuesit e UBT-së u bë prezantimi i Planit Zhvillimor Komunal 2022-2030, i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të Komunës së Vitisë në të ardhmen dhe i jep kahjet dhe vijat ndërtimore për vitet e ardhshme.

 

Konsultimi publik i Planit Zhvillimor Komunal 2022-2030 do të jetë në shqyrtim publik për 30 ditë, ndërkaq pos takimit publik do të mbahen edhe takimet e tjera në lokalitetet e ndryshme.