Ish-studentja e UBT-së, Maria Lumezi punësohet në UBT

bool(false) 15/11/2022

Ish-studentja e Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Maria Lumezi pas suksesit të arritur në studimet e nivelit bachelor, është punësuar në cilësinë e koordinatores së programit Sistemet e Informacionit në UBT.

 

UBT, sipas ish-studentes, Maria Lumezi, ka qenë zgjedhja e parë dhe e duhur për studime akademike, për shkak të ofrimit të një programi unik, siç është Fakulteti Sistemet e Informacionit.

 

“UBT ishte zgjedhja e duhur për studime. Ndër veçantitë kryesore të studimeve në UBT kanë qenë kurrikula e programit Sistemet e Informacionit, e cila është e bazuar në modelet më të mira të institucioneve të arsimit të lartë në botë, si dhe angazhimi dhe mbështetja e madhe e stafit akademik ndaj studentëve”, ka thënë Lumezi.

 

Ajo ka theksuar se angazhimi i saj si koordinatore në programin Sistemet e Informacionit, do të jetë i lartë dhe me përkushtim të madh për zhvillimin e profesionit në mënyrën më të duhur, siç edhe është përgatitur në studime.

 

Fakulteti Sistemet e Informacionit në UBT, është një nga programet unike në rajon, duke u ofruar zhvillimin profesional të rinjve dhe mundësi të shumta punësimi në vet institucionin e UBT-së, por edhe në tregun e punës brenda dhe jashtë Kosovës.