Herolind Ramadani i UBT-së, arkitekt në byronë “KOMPAS”

28/06/2018

Ndër qindra studentë të UBT-së të cilët janë punësuar ende pa i përfunduar studimet, është Herolind Ramadani, i cili aktualisht po e përfundon nivelin master të studimeve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Punën e vet prej arkitekti, ai po e zhvillon në byronë projektuese ndërtimore “KOMPAS”, në Gjilan, me ç’rast ka marrë pjesë në disa projekte të rëndësishme që janë realizuar në Gjilan, përfshirë këtu edhe projektimin e autoudhës Prishtinë-Gjilan.
Para punësimit, studenti Ramadani ka përfunduar punë praktike edhe në byronë projektuese inxhinierike “AE-ing”, në Gjilan.

Për kontaktin e tij me tregun e punës, thotë se i ka ndihmuar UBT dhe profesorët, të cilët i kanë ofruar ndihmë dhe informacione në çdo kohë.
“UBT më ka bërë profesionist të mirë, andaj ndjehem i obliguar të jap shumë për urbanizmin dhe për arkitekturën në vend, por pse jo edhe jashtë Kosovës”, potencoi Ramadani.

UBT ka shkollën më të madhe të Arkitekturës në Kosovë dhe rajon, prej ku çdo vit dalin qindra studentë të diplomuar dhe të përgatitur plotësisht për tregun e punës, mbi 90% prej të cilëve gjejnë vende pune si arkitektë në Kosovë dhe jashtë.