Ekipi përfaqësues i Kosovës suksesshëm po vazhdon përgatitjet për garën e robotikës FIRST Global Challenge

bool(false) 30/09/2022

Janë duke vazhduar përgatitjet e ekipit përfaqësues të Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge”, që këtë vit mbahet në Gjenevë të Zvicrës.

 

Harisa, Rrezoni dhe Muhamedi, nën mentorimin e Elitës, Arxhend Jetullahut dhe profesorit Ron Kasemi, janë duke u përgatitur intensivisht në laboratorët inovativ të mekatronikës në UBT, të cilët tashmë veçse i kanë dhënë formën e duhur robotit, i cili do të përfaqësojë Kosovën në Gjenevë e që do të kontrollohet nga tre talentët karizmatik të Shkollave të Mesme të UBT-së.

 

Ata janë duke bërë testimet finale të robotit për sfidën Carbon Capture, duke synuar përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në këtë garë, marrë parasysh përfaqësimin dinjitoz të UBT-së dhe Kosovës vite më parë nga ekipi i përgatitur nga ekspertët dhe profesionistët më të mirë që janë në UBT.

 

Qëllimi i kësaj gare është zhvillimi edhe më i madh i të rinjve në fushat e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), dhe UBT si institucion i arsimit në Kosovë është një nga shkollat më të mëdha të inxhinierisë së mekatronikës që është duke inkorporuar qysh në arsimin e mesëm të lartë edukimin STEM.