Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Misioni i programit të studimit në Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE)

 

Misioni i MBE -se është të aplikojë përsosmërinë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe hulumtim brenda një mjedisi gjithëpërfshirës me në qendër studentin për të nxitur të diplomuarit e fokusuar në ndërveprimin intelektual, kreativitetin, aftësitë, punën ekipore dhe qeverisjen si dhe që janë të gatshëm të marrin ose të rrisin rolin e tyre drejtues në biznes, profesione, industri, shërbime publike/private dhe shoqëri. Programi i MBE -së nxitë krijimin dhe transferimin e njohurive dhe është i përkushtuar ndaj zhvillimit arsimor të shoqërisë në një mënyrë që reflekton aspektet e saj kombëtare dhe ndërkombëtare. Programi i studimit të MBE -së ofron njohuri të avancuara në të gjitha dimensionet e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet studentëve, stafit mësimdhënës, administratës dhe komunitetit.

 

 

UBT – MBE – YouTube