Studentja e UBT-së, Egzona Rexhepi arkitekte në kompaninë “Archides & D&f”

10/07/2018

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Egzona Rexhepi tash e disa vite është punësuar në kompaninë “Archides & D&f”, ku në cilësinë e arkitektes projekton objekte të ndryshme, si dhe merret me dizajnin e enterierit dhe eksterierit.

Studentja Rexhepi tha se njohuritë e fituara në UBT dhe dashuria për profesionin, i kanë ndihmuar që të gjenerojë njohuritë profesionale, por edhe të fitojë vendin e saj të punës.
“UBT sigurisht që më ka ofruar shumë mundësi sepse gjatë studimeve ne jemi njohur edhe me aspektin praktik të profesionit dhe si rezultat jemi përgatitur për tregun e punës. Po ashtu, gjitha njohuritë e fituara nga institucioni unë po i gjej në zbatim në punën që e bëj çdo ditë”, tregoi Rexhepi.

Ajo pas përfundimit të studimeve të nivelit bachelor ka filluar edhe studimet master në UBT, ku po vazhdon ngritjen profesionale e akademike në fushën e arkitekturës.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT është njëra ndër shkollat më të mëdha për arkitekturë në vend e rajon, teksa shumica e studentëve arrijnë të kyçen në tregun e punës ende pa i përfunduar studimet themelore.