Konferenca Ndërkombëtare Studentore

16/07/2018

UBT do të organizojë Konferencën Ndërkombëtare Studentore, që do të vijojë punimet më 3-7 shtator dhe do të jetë e para e këtij lloji e organizuar ndonjëherë në UBT.

Në këtë konferencë punimet e tyre do t’i prezantojnë qindra studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe nga vende tjera të Ballkanit dhe Evropës.

Punimet e dorëzuara për këtë konferencë do të jenë të fushave dhe specializimeve të ndryshme, teksa thirrja për dorëzim të abstrakteve vazhdon të mbetet e hapur për të gjithë studentët.

Linku për aplikim:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe7ASeWv0HIg5UKou-kzVVUmfxFyo-7zSFLhrZ5nb4zxz_r3w/viewform