| Conference: |
Start Date: |
End Date: |
|
Organizohet konferenca ndėrkombėtare-shkencore "Sustainable Constructions and Energy Efficiency Use" |
07-Apr-2009 |
07-Apr-2009 |
|
Më 7 prill 2009, Departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor i UBT-së, në bashkëpunim me ekspertët e njohur nga Austria, organizon konferencën ndërkombëtare - shkencore me temën "Sustainable Constructions and Energy Efficiency Use". Në program janë paraparë të prezantohen punime të fushës përkatëse nga ekspertët e njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilat do të jenë një kontribut i çmuar për konsolidimin e politikave strategjike të Kosovës në harmoni me standardet më të larta të Unionit Evropian. Punimet shkencore nga konferenca do të publikohen nga UBT-ja. |
|
Prezantohet plani pėr planifikimin hapėsinor pėr komunėn e Lypjanit |
06-Apr-2009 |
06-Apr-2009 |
|
Më 6 prill 2009, në lokalet e UBT-së, studentët e studimeve të Magjistraturës do të organizojnë hapjen e ekspozitës me punimet e tyre në lidhje me opsionet e zhvillimit dhe planifikimit hapësinor për komunën e Lypjanit. Ceremonia e hapjes do të fillojë nga ora 18:00 dhe, përveç studentëve, mësimdhënësve dhe stafit të UBT-së, do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të komunës së Lypjanit, përfaqësues të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Kosovës dhe mysafirë të tjerë. |
|
Organizohet vizita studimore e studentėve tė Arkitekturės |
16-Feb-2009 |
16-Feb-2009 |
|
Më 16 shkurt 009, UBT organizon vizitën studimore të radhës për studentët e Arkitekturës. Kjo është vazhdimësi e konkretizimit të aspekteve teorike të përvetësuara nga studentët në lidhje me projektet ndërtimore të implementuara. Gjatë kësaj vizite studentët do të njihen me ndërtime të reja-moderne me tërë kompleksitetin e tyre (dizajni, konstruksioni, materialet, funksioni etj.), do të vizitohen edhe reparte prodhuese të materialeve ndërtimore e po ashtu do të vizitohen edhe vendbanime informale dhe do të debatohet me zyrtarë komunalë në lidhje me politikat e trajtimit të tyre. |
|
Organizohet konferenca Aplikimi i standardeve nė Kosovė dhe roli i tyre nė zhvillimin e biznesit tė Kosovės |
17-Nov-2008 |
17-Nov-2008 |
|
Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji vazhdon tė jetė edhe kėtė vit pjesė dhe pėrkrahėse e Javės sė Biznesit Kosovar 2008. Nė kėtė vazhdė, UBT, sė bashku me Aleancėn Kosovare tė Biznesit dhe Ministrinė e Tregtisė dhe Industrisė, organizojnė konferencėn me titull Aplikimi i standardeve nė Kosovė dhe roli i tyre nė zhvillimin e biznesit tė Kosovės.
Konferenca organizohet ditėn e hėnė, mė 17 nėntor, duke filluar nga ora 10:30, nė hotelin Grand nė Prishtinė
|
|
Robotėt e UBT-sė nė "FIRA" - Kampionati Evropian pėr Robotė qė lozin futboll |
15-Jun-2008 |
23-Jun-2008 |
|
Kampionati Evropian i Futbollit – FIRA - i robotëve mbahet në Cyrih të Zvicrës nga 15-17 qershor 2008. Ekipi i Kosovës do të marrë pjesë po ashtu në këtë kampionat. Kosova do të përfaqësohet me ekipin futbollistik “Skënderbeu” me robotët e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).Ekipi i UBT-së do të marrë pjesë në ligën e mesme, Middle League MiroSot.Kampionati FIRA vazhdon në Linz të Austrisë nga 19-23 qershor 2008.FIRA, Federata Ndërkombëtare e Asociacionit Evropian të Robotëve, e themeluar në vitin 2001, është organizatë që promovon robotët për argëtim dhe lojë në Evropë. Ajo organizon kampionate vjetore të lojërave prezantuese ndërkombëtare, si dhe ivente të tjera shkencore. Një lojë e futbollit të robotëve u zhvillua edhe në UBT, Kosovë, në vitin 2003.Futbolli i robotëve është implementim i lojërave futboll të robotëve, duke përdorur robotët e programuar që lëvizin. Një ekip i vërtetë i robotëve të futbollit përbëhet nga 11 lojtarë. Në bazë të numrit të robotëve në lojë përcaktohet edhe kategoria ose, më mirë, liga. Një nga robotët është portier, ndërsa të tjerët janë sulmues.Goli shënohet kur topi kalon vijën e portës. Fituesi vendoset në bazë të golave të dhënë. Sipas rregullave, robotët nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se 7.5cm dhe është e ndaluar të lëvizin më shpejt se 12 km/h. Loja zgjat dy herë nga 5min. Koha ndalet nëse ndonjë prej robotëve dëmtohet dhe duhet të largohet nga fusha. Loja e robotëve është një shembull tipik i “Multi-Agent Systems” (MAS) – robotët inteligjentë që veprojnë së bashku në mënyrë kooperative dhe inteligjente. Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës u zyrtarizua dhe në websajtet botërore si: http://euroby2008.at/teams http://www.ihrt.tuwien.ac.at/fira2006/content.htm http://futurezone.orf.at/it/stories/89738/ |
|
Organizohet Kongresi i 52tė Evropian pėr Kualitet |
04-Jun-2008 |
06-Jun-2008 |
|
Në Vjenë të Austrisë, më 4 - 6 qershor 2008, organizohet Kongresi Evropian për Kualitet. Sllogani i këtij kongresi këtë vit është: ”Kualiteti po kthehet-t’i kthehemi Kualitetit. Pa Kualitet nuk ka Biznes”. Kongresi i 52të Evropian për Kualitet, organizohet nga organizata ndërkombëtare për kualitet, Quality Austria, dhe ajo do të jetë nikoqire e këtij manifestimi tradicional. Këtë vit për here të parë eshtë ftuar edhe një përfaqësues nga Kosova. Kosovën në këtë kongres evropian do ta përfaqësoj Presidenti i UBT-së Z. Edmond Hajrizi. Tema të cilën do të debatoj Z. Hajrizi në këtë kongres është: Menaxhim i kualitetit në arsimin e lartë, në vende me ndryshim rapid (të shpejtë)” dhe sllogani me të cilin ai do të debatojë është:“Njerëzit janë ata që e bëjnë kualitetin”. Kjo ftesë nuk është e rastit, por në bazë të angazhimit të UBT-së në këtë aspekt. Në vitin 2007 Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) u certifikua me standardin për Quality Management System ISO 9001:2000. UBT-së i është ndarë ky certifikim nga Instituti i klasit botëror IQNet. Kjo certifikatë mbulon gjithë aktivitetin e UBT-së, të gjitha departamentet e këtij universiteti, duke treguar kështu përmbushjen në tërësi të standardeve ndërkombëtare të sistemit edukativ. Si i tillë, Universiteti për Biznes dhe Teknologji i kosovës është institucion i vetëm i arsimit të lartë që u certifikua me këtë standard. E dhëna se vetëm 5 për qind e universiteteve në botë janë certifikuar sipas këtij standardi tregon vlerën e madhe të tij për UBT-në dhe arsimin e lartë në Kosovë. “Në kohën kur po flitet për kualitet në arsimin e lartë në Kosovë dhe dilemat rreth tij, ne po ftohemi në një kongres evropian të kualitetit dhe jemi të vetmit në regjion”, tha Hajrizi. Nisur nga kjo duhet të bëhet ndarja e universiteteve që ofrojnë kualitet dhe atyre që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Duke numëruar kualitetet e këtij Universiteti, Hajrizi ka thënë se UBT është një institucion që ka vizion dhe mision të qartë dhe të bazuar në kriteret më të larta ndërkombëtare për cilësi. Po ashtu, kjo vërteton edhe një herë nivelin e lartë të punës së UBT-së dhe pozicionin e liderit në vend në fushën e arsimit të lartë”, tha Hajrizi. Pjesëmarrja në këtë kongres padyshim do të kontriboj në ngritjen e cilësisë së arsimit në vend duke e sjellur përvojën shekullore evropiane nga kjo sferë. Për më shumë në: www.eoq2008.com |
|
Konferenca "Bashkėpunimi ekonomik Shqipėri-Kosovė. Skenarėt e mundshėm" |
08-Mar-2008 |
08-Mar-2008 |
|
Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe Universiteti “Marin Barleti”në Tiranë, sjellin të shtunën 8 Mars 2008, në ambientet e Hotel «Adriatik» në Durrës, konferencën “Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë. Skenarët e mundshëm”. ”Universiteti për Biznes dhe Teknologji” (UBT) ofron studime ndërkombëtare dhe interdisiplinare, që përgatisin studentët me kërkesat dhe nevojat e tregut të punës dhe trendeve bashkëkohore. UBT u ofron studentëve drejtime që njihen si punëtori të karrierës, të njohura kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për cilësinë e shkollimit dhe potencialin profesional. Ruajtjen e kësaj pozite kulminante UBT nuk e sheh vetëm si synim, por edhe si përgjegjësi ndaj studentëve. Në UBT japin mësim mbi 100 profesorë nga Amerika dhe Evropa . Bashkëpunimi me ekspertë nga ekonomia (të cilët si ligjërues u përcjellin studentëve në mënyrë praktike njohuritë e tyre profesionale), kompetenca interdisciplinare, përvoja ndërkombëtare dhe mobiliteti garantojnë cilësi dhe sukses në shkollim. Universiteti "Marin Barleti" (UMB) përfaqëson një qendër të rëndësishme universitare, në nivel kombëtar për sa i takon kapaciteteve akademike. Figura me peshë të jetës institucionale shqiptare janë në stafin pedagogjik dhe bordin e tij. Një ish president, një ish prokuror i përgjithshem, nënkryetari i parlamentit të vendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, anëtare të Gjykatave më të larta të vendit, politologë që japin leksion dhe në universitetin e Sorbonës, Paris, etj janë vetëm disa prej anëtarëve të stafit tonë akademik. Është pikërisht bagazhi i tyre profesional, i njohjeve njerëzore, institucionale, në eksperiencat e mëparshme, vizioni i tyre i përbashkët që solli si produkt organizimin e një konference me subjektin që ju propozojmë. Përligjja e idesë për një aktivitet me këto tema. Përcaktimi dhe njohja e statusit politik të Kosovës mbart shumë pikëpyetje mbi ecurinë e saj si entitet ekonomik të pavarur. Këto pikëpyetje ndërkaq u hapin rrugën shumë skenarëve të të ardhmes së saj si realitet i vetëmjaftueshëm ekonomikisht Pikëpyetjet më të mëdha vijnë për shkak të varësisë ekonomike të sistemit kosovar prej Serbisë që kërcënon me sanksione ekonomike, ndërprerje të furnizimit me energji, bllokim të eksporteve të saj drejt Kosovës, etj. Edhe reduktimi i interesit ndërkombëtar për Kosovën mund të sjellë implikime negative në pikëpamje të mbështetjes për ekonominë e saj. Por jo vetëm. Fuqizimi dhe hapja e ekonomisë së Shqipërisë drejt Kosovës, ndërtimi i një rrjeti infrastrukturor që lidh dy anët e kufirit ku banojnë shqiptarë, duket sikur e lehtësojnë barrën e mbijetesës së një zone që nuk ka dalje në det, që nuk ka eksperiencë zhvillimi të pavarur, që ka një papunësi mbi 50% në një popullsi nga më të rejat në botë, mes të tjerave. Zhvillimi i idesë. Një grup ekspertësh, vendimmarrësish, njerëzish të biznesit, etj, diskutojnë mbi skenarët e mundshëm në një workshop që do të zhvillohet pikërisht pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe paralelisht me njohjen graduale ndërkombëtare të statusit të saj. Dimensionet e aktivitetit. Në këtë propozim ka disa elemente thelbësore: • dimensioni i fortë akademik me studime për skenarët ekonomikë që hapen me pavarësinë e Kosovës; • dimension politik ku krijohen mundësi kontakti midis politikës, biznesit dhe mjediseve akademike; • dimension të fortë mediatik në bazë të kohës së zgjedhur, temave, pranisë së figurave që e garantojne këtë; por edhe • dimension ndërkombëtar. Zhvillimet që do të pasojnë pavarësinë e Kosovës, kanë një rëndësi ndërkombëtare të jashtëzakonshme. Pavarësimi i Kosovës përfaqëson një ndër katër ngjarjet më të rëndësishme të globit. Skenarët ekonomikë që do ta pasojne atë janë thelbi i kësaj pavarësie. Në këtë perspektivë, askush më mirë se universitetet, të paqortueshëm për prapavija politike, nacionaliste, etj, nuk mund të realizojne një tubim të tillë, me vizion strategjik. Botimi i eseve që do të mbahen siguron ndërkohe që gjithcka diskutohet në aktivitet të shërbejë si një lloj almanaku udhërrëfyes për veprimtarinë e institucioneve të Kosovës dhe të Shqiperisë. Në konferencë do të marrin pjesë: Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë Përfaqësues nga Republika e Maqedonisë Rektorë të Universiteteve, Ministra, Menaxherë, Ekspertë, Biznesmenë dhe përfaqësues tjerë. |
|
UBT Ēertifikohet pėr Kualitet (ISO 9001/2000) |
26-Dec-2007 |
26-Dec-2007 |
|
Në nëntor 2007 Universiteti për Biznes dhe Teknologji kishte privilegjin dhe nderin të çertifikohet me “The Certificate of Quality Management System” për plotësimin e kushteve për standard ISO 9001:2000. Çertifikata është lëshuar nga Instituti i klasit botëror Quality Austria. Ky përvetësim paraqet çdo sektor të Universitetit për Biznes dhe Teknologji duke i përmbushur standardet ndërkombëtare të sistemit edukativ. Me ç’rast më 26 dhjetor 2007 në 12:00 (mesditë), do të mbahet Ceremonia e Çertifikimit për Kualitet (ISO 9001/2000) dhe një koktel rasti në UBT. |
|
Diplomon gjenerata e parė Bachelor nė UBT |
22-Nov-2007 |
22-Nov-2007 |
|
Më 22 nëntor, Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon ceremonin e diplomimit të gjeneratës së parë Bachelor. Ceremonia e diplomimit, me pjesëmarrje të profesorëve, studentëve dhe familjarëve, mbahet në “Sallën e Kuqe” duke filluar nga ora 15:00. |
|
Diplomon gjenerata e dytė nė Programin Ekzekutiv "Prokurim Publik dhe Menaxhment" |
15-Nov-2007 |
15-Nov-2007 |
|
Vargut të studentëve që diplomojnë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji i shtohet edhe një gjeneratë. Vijuesit e gjeneratës së dytë të Programit Ekzekutiv "Prokurim Publik dhe Menaxhment" diplomojnë në një ceremoni që do të mbahet në UBT, më 15 nëntor, duke filluar nga ora 18:00. |
|
Organizohet Konferenca Life Long Learning |
14-Nov-2007 |
14-Nov-2007 |
|
Nė Universitetin pėr Biznes dhe Teknologji, javėn qė vjen zhvillohet edhe njė ngjarje e rėndėsishme. Mė 14 nėntor, duke filluar nga ora 10:00 deri nė orėn 13:00, nė lokalet e UBT-sė organizohet Konferenca Life Long Learning. |
|
Nė UBT zhvillohet seminari mbi Demoskopinė |
14-Nov-2007 |
16-Nov-2007 |
|
Universiteti për Biznes dhe Teknologji ka nderin të njoftojë se do të jetë nikoqir për tri ditë me radhë i seminarit të organizuar nga Erich Lifka me temë Demoskopinë. Seminari organizohet lokalet e UBT-së, në datat 14, 15 dhe 16 nëntor. |
|
Diplomon gjenerata e katėrt master nė IEM |
09-Nov-2007 |
09-Nov-2007 |
|
Më 9 nëntor, në Universitetin për Biznes dhe Teknologji organizohet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së katërt master të IEM. Ceremonia e diplomimit, me pjesëmarrje të kandidatëve, mësimdhënësve, studentëve dhe familjarëve, zhvillohet duke filluar nga ora 18:00. |
|
Mė 1 tetor nis viti i ri akademik nė UBT |
01-Oct-2007 |
01-Oct-2007 |
|
Tė hėnėn, mė 1 tetor 2007, nė Universitetin pėr Biznes dhe Teknologji (UBT) fillon viti i ri akademik 2007/2008.
Pritja solemne pėr studentėt e rinj do tė organizohet nė orėn 11:00, nė lokalet e UBT-sė
|
|
MA in European Integration and Law |
01-Oct-2007 |
15-May-2009 |
|
Universiteti për Biznes dhe Teknologji në bashkëpunim me Institut Européen Des Hautes Etudes Internationales (Nice) për herë të parë në Kosovë dhe rajon hap programin ‘Master of Arts in European Integration and Law’. Ky program ka për qëllim të zhvilloj njerëz të rinjë me aftësitë dhe dijet e nevojshme që t’i ndihmojnë vendit në fushën e Integrimeve Europiane dhe Ligjit Europian. Duke ditur nevojën e Kosovës për ekspert në fushën e Integrimeve Europiane dhe Ligjit Europian, ne besojmë që të diplomuarit nga ky program nuk do të kenë mungesë të alternativave për zhvillimin e një karriere të suksesshme. Ligjërues në këtë program do të jenë: Ø Profesorët kryesorë ndërkombëtarë në fushën e Integrimeve dhe Ligjit Europian. Ø Këshilltarët dhe administratorët e institucioneve të Bashkimit Europian. Ø Top ekspertët ndërkombëtarë të instituteve të ndryshme perëndimore. Disa nga Profesorët e këtij programi: Ø Dr. Matthias Waechter, Director, Institut Européen Des Hautes Etudes Internationales (Nice) Ø Dr.Hartmut Marhold, Director General, Centre International de Formation Européene, Nice/Berlin Ø Dr. Dagmar Roettsches, Lecturer, Institut Européen Des Hautes Etudes Internationales (Nice) Ø Dr. Lada Parizkova, Counsellor, DG Budget, European Commission Ø Dr. Ryszard Piasecki, Professor at the University of Lodz Ø Dr. Matthias Jopp, Director, Institut fur Europaische Politik (IEP), Berlin Ø Dr. Fraser Cameron, Director, EU-Russia Center, Brussels+ Senior Adviser, The European Policy Center, Brussels. |
|
Summer Academy at the University for Business and Technology (UBT) |
03-Sep-2007 |
23-Sep-2007 |
|
Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon do të organizohet akademi verore me temë: ‘European Union: The challenge of Diplomacy and Intercultural Competence’. Objektiva e kësaj akademie është mbledhja e studenteve, studiues dhe personave tjerë qeveritare dhe civilë nga Kosova dhe rajoni. Akademia do të zgjasë 3 javë. Java e parë dhe e dytë do të mbahet në Prishtine ndërsa java e tretë do të mbahet në Vjenë dhe Bruksel |
|
Ekspozita vjetore e studentėve tė Arkitekturės tė Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji |
27-Jun-2007 |
04-Jul-2007 |
|
Më 27.06.2007 (E mërkurë) nga ora 17:00, në lokalet e UBT-së, do të bëhet hapja e ekspozitës së studentëve të Arkitekturës. Në këtë ekspozitë do të prezantohen punimet e përzgjedhura të studentëve nga lëndët: Vizatimi i lirë dhe Projektimi. |