| Pėr UBT |
|
| Programet e Studimeve |
|
| Studentet |
|
| Institutet |
|
| Qendrat e eksellencės |
|
| Publikime |
|
|
| Trajnime |
|
| Biblioteka |
|
| Download |
|
| Galeria |
|
|
|
|
|
Opinione: |
|
Jemi të nderuar që mund të pranojmë këtë titull të respektuar.
» më tepër
Lulzim Beqiri |
| |
|
|
Opinione
Jemi të nderuar që mund të pranojmë këtë titull të respektuar.Si gjeneratë, mund të themi se jeta na ka sjellë një mundësi të veçantë: UBT, Universiteti i Teknologjisë në Vjenë dhe Universiteti Okland nga SHBA, me një program të përbashkët, që paraqet një bazë të fortë ku mund t’i mbështesim aftësitë, idetë dhe që në të njëjtën kohë na mundëson zhvillimin e mëtejshëm të këtyre aftësive, që t’i shërbejmë vendit tonë në këtë periudhë kruciale.Duke i përkujtuar gjeneratat e mëhershme që kanë qenë në pozitën që ne jemi tani dhe duke e analizuar pozitën e tanishme të tyre, ne e kemi kuptuar se ata posedojnë diçka që ju mundëson atyre të duken ndryshe nga të tjerët: e ajo është performansa e tyre menaxhuese, të cilën e kanë përfituar këtu. Kjo ishte bazë shumë e fortë për të mbështetur vendimin tonë që të jemi pjesë e këtij programi.Si student dhe pjesëtar i gjeneratës së pestë, jam i nderuar që marr këtë titull dhe si student mund të them që fuqimisht besoj që mund t’i bëjmë gjërat më mirë.Sot është dita kur ne hyjmë në botën reale, ku do të ballafaqohemi me konkurrencë të vërtetë dhe me sfida të mëdha.E di që disa nga ju jeni të brengosur dhe ndoshta të pasigurt se çka do të na sjellë e ardhmja. Por, më lejoni t’ju them se në krahasim me të tjerët ne jemi shumë më të përgatitur dhe të gatshëm të përballemi dhe t’i menaxhojmë të gjitha pasiguritë para nesh.Edukimi është diçka që ju e kompletoni. Jeta është diçka që ju e përjetoni. Prandaj, ne më nuk brengosemi për vlerësimet apo suksesin në shkollim. Suksesi mund të definohet në shumë mënyra. E jona është ta gjejmë atë. Profesorët më nuk do të na vlerësojnë, por ne do të vlerësohemi nga suksesi ynë, dhe duke u bazuar në programin që e kemi ndjekur, nuk do të paraqesë ndonjë problem për neve që të jemi më të mirët.Duke e thënë këtë, më lejoni që në emër të gjeneratës së pestë, të falënderoj UBT-në dhe profesor Edmond Hajrizin, Universitetin Teknik të Vjenës dhe profesor Piter Kopacekun për këtë program të mrekullueshëm, që na mundësuan të eksplorojmë eksperiencat ndërkombëtare përmes ligjëratave të përcjella nga profesorët shumë të njohur dhe me eksperiencë dhe sidomos vizita në Austri në kompanitë e suksesshme austriake që operojnë ndërkombëtarisht...Ky program duhet të vlerësohet në nivelin më të lartë. (Lulzim Beqiri diplomoi në gjeneratën e Pestë në Programin Ekzekutiv të Edukimit MBA dhe MSC, në Menaxhimin Inxhinierik Internacional. Kjo është fjala që ai mbajti në ceremoninë e diplomimit, në emër të kolegëve të tij.)
Lulzim Beqiri
Arsyeja kryesore që më shtyri për të studiuar në UBT, ishte ajo se UBT ishte ndryshe nga Universiteti i Prishtinës, në sensin që ofronte përvojë ndërkombëtare. Në UBT ligjeronin profesorë ndërkombëtarë, dhe se po të njëjtit profesorë ishin profesorë edhe në vendin e tyre. Pra me këtë deshta të vë në pah se këto nuk ishin pseudo-profesorë dhe se të njëtit nuk e mbanin titullin e profesorit vetëm në Kosovë, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme. Qëllimi im ishte që të studioja shkencat kompjuterike, atëherë fakti i sipërpërmendur e bënte edhe më tërheqëse UBT-në, sepse drejtim të mirëfillt të shkencave kompjuterike në Universitet të Prishtinës nuk kishte, me gjithë respketin për këtë institucion të lartë të arsimit në Kosovë. Dëshiroja dhe kisha pikësynim që të isha në rrjedha me zhvillemet e fundit në teknologjinë informative, si dhe pasi të mbaroja studimet të isha i aftë për të punuar në këtë industri si dhe të isha anëtar produktiv i kësaj industrie. Vlen të theksohet që interesim më zgjoi edhe fakti se në UBT do i mbaja ligjëratat në gjuhën angleze, pra në këtë mënyrë nuk ishte edhe vështirë të gjindej material adekuat për të studiuar për lendët e caktuara, gjë që qysh në start më krijonte përparësi karshi kolegëve të mi që aso kohe studionin në UP, pra në të njejtin drejtim e kam fjalën. UBT ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme të karierës sime, pra ka qenë pasqyrë dhe urë ndërlidhjeje për vazhdim të mëtutjeshëm në lëminë time, gjë që mendoj pa të cilën nuk do të isha i aftë që ti vazhdoja studimet master këtu, pra në Gjermani. Vlen të theksohet që UBT aplikon kurikulën e TUM (Technische Universität München) për shkenca kompjuterike, gjë që më ka ndihmuar mjaftë shumë në vazhdimin e studimeve të mëtutjeshme këtu në Gjermani. I këshilloj të gjithë ata studentë të cilët mendojnë të studijojnë në UBT, që ti qasen me seriozitetin më të madh këtij qëllimi dhe se njëherazi ta konsiderojnë studimin si një obligim ku kërkohet punë, dhe të mos krijojnë përshtypje të gabuar duke menduar se të studiuarit në UBT si institucion privat nuk punohet. I këshilloj gjithashtu që kohën në UBT ta shfrytëzojnë në maskimum, sepse gjatë leksioneve të tyre do të kenë mundësi të takojnë profesorë nga vende të ndryshme të botës të cilët bartin njohuri shumë të rëndësishme dhe "up to date" e që do t’iu nevojitet më vonë në karrierën e tyre.
Fisnik Kastrati, RWTH Aachen
|
|