ALUMNI Succeed With Quality
Gazetë e studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji - Prill 2009
“Prishtina Capital”, edhe një botim i ri i UBT-së
“Prishtina Capital”, një botim për arkitekturën dhe planifikimin hapësinor, është publikimi më i ri në kuadër të serisë së publikimeve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).
Ai përfshin punimet e studentëve vitit akademik 2005/2006 të Departamentit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të UBT-së.
UBT botoi gjashtë tituj të rinj
Gjashtë tituj të rinj sjell UBT në vazhdën e veprimtarisë së tij botuese. Pas botimit të librit “Prokurimi publik në Kosovë”, të autorit Ilaz Duli, UBT botoi edhe përmbledhjet e gjashtë konferencave ndërkombëtare, organizuar nga UBT dhe me pjesëmarrje të ekspertëve e profesorëve eminentë nga vendi e bota.
Titujt e rinj të botuar nga UBT janë:
- “Kosova post-status challenges” - Political Aspect- (Sfidat passtatusore të Kosovës – Aspekti politik),
- “Kosova post–status challenges” - Economical Aspect - Sfidat passtatusore të Kosovës - Aspekti ekonomik),
- Automation Day - Automation and Mechatronics (Dita e Automatikës – Automatika dhe Mekatronika),
- Architecture, Spatial Planning, International Experiences and Challenges in Kosova (Arkitektura dhe Planifikimi Hapësinor, Përvojat ndërkombëtare dhe sfidat në Kosovë),
- “Ndërmarrja moderne: Menaxhment – Inxhinieri – Kompjuterizëm” dhe
- “Rekomandime nga Forumi i Dytë Ndërkombëtar: “UBT - Kosova Go International.
"U përurua libri "Prokurimi Publik në Kosovë"
Libri "Prokurimi Publik në Kosovë", i autorit Mr.Sc.Ilaz Duli është botimi i ri që sjell UBT për publikun dhe studentët e tij.
Ceremonia e përurimit të librit është organizuar në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, me pjesëmarrje personaliteteve të shumta nga vendi, nga misionet ndërkombëtare në Kosovë dhe mysafirë nga vendet Shqipëria e Mali i Zi.
"Prokurimi Publik në Kosovë" është publikimi i parë për këtë fushë në Kosovë dhe vlerësohet kontribut shumë i madh për fushën e prokurimit, një fushë e re e zhvilluar në Kosovë në kohën e pasluftës.
Botimet e UBT-së
UBT ka botuar katër numra të revistës së studentëve “UBT news”, në të cilën përfshihen shkrime të studentëve, shkrime profesionale të profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfshihen aktivitetet e kryera në universitet.
UBT po kështu ka të zhvilluar edhe veprimtarinë botuese, ku përfshihen librat autorialë, përmbledhjet e konferencave shkencore të organizuara nga UBT etj.