Arti dhe Kultura në UBT
Përveç arritjes në shkencë, botime, hulumtime, marrëveshje dhe bashkëpunime më universitete më prestigjioze, infrastrukturë dhe teknologjinë më moderne, Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) ndihmon në zhvillimin e botës së artit dhe kulturës në përgjithësi.
UBT në krye me departamentin e Arkitekturës që prej fillimit të punës organizon çdo vit në muajin qershor ekspozitë tradicionale, dhe pjesëmarrja në këtë ngjarje është mjaft e madhe nga ana e studentëve që paraqiten me të gjitha gjinitë (lloje) e artit: pikturë, vizatim, litografi, bakërlakim, skulpturë, keramik etj. Në këtë organizim nuk mungon as pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të fushës së artit dhe kulturës vendore dhe ndërkombëtare.

Vlen të veçohet se në UBT ka studentë të talentuar edhe në fusha të tjera në atë të artit të muzikës dhe shumë prej tyre i gjejmë në skenën muzikore të vendit, që me bendet e tyre muzikore kultivojnë muzikë të vjetër të traditës tipike shqipe dhe të vendeve të huaja. Këta studentë janë pjesëmarrës edhe në organizimet e UBT-së.
Më shumë përkushtim duhet të përmendet studentja e UBT-së Marigona Shala, e cila me 20 krijimet e saj artistike-pikturë do të paraqitet në këtë aktivitet madhor.
Të gjitha krijimet mund të shihen ekspozita të pikturave të ndryshme, skulptura të shkencëtarëve, filozofëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj që prej se ekziston njerëzim në hollin dhe në sallën e konferencave të UBT-së.




