Struktura e Planprogramit

Programi Bachelor në Inxhinieri Energjetike merr 3 vite (6  semestra), duke përfshire përfundimin e tezës së Bachelor. 

Diploma Bachelor përbëhet nga 180 kredi ECTS dhe nga dy katalogje (Kurset Themelore dhe Kurset Zgjedhore).


Programi bazohet në qasje të kombinuara akademike, të orientuara drejt problemeve dhe ndër-disiplinore dhe organizohet në bazë të metodave të mësimdhënies të cekura më poshtë, duke kombinuar aftësitë dhe reflektimet akademike: 

  • Ligjërata
  • Punë në Projekt
  • Punishte
  • Ushtrime (individuale dhe në grup)
  • Përgjigje
  • Grupe studimore
  • Studim vetanak

Programi studimor BSc në Energjetikë përbëhet nga elementet akademike në fushat e: 

  • Burimet Themelore Se Energjisë Efiçiente
  • Ruajtja e Energjisë
  • Efiçienca e Energjisë
  • Technologjia Informative
  • Menaxhim i Energjisë
  • Elektronikë Elektrike
  • Sistemet e Qëndrueshme
  • Izolimi i Ndërtesave
  • Sistemet Ngrohëse dhe Ftohëse 

Planprogrami i Inxhinierisë Energjetike është dizajnuar për të prodhuar të diplomuar që mund të funksionojnë në çdo nivel të pozitave të Inxhinierisë Energjetike me bazë të fuqishme për zhvillim të mëtutjeshëm në karrier. Planprogrami reflekton hyrje edhe nga industria edhe nga universitetet. I përgjigjet kërkesave  edhe për theks të shtuar në orientim teknik dhe aftësi të përmirësuara në ndërveprime individuale dhe grupore. Planprogrami kërkon një kornizë të të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve në të gjitha lëndët.  Karakteriatikat dalëse të të diplomuarave nga Inxhinieria Energjetike janë të përcaktuara në raport. Planprogrami ka lëndë formale të Inxhinierisë Energjetike por gjithashtu supozon përdorimin e lëndëve të domosdoshme në komunikim, bazat e elektronikë energjetike, matematikë dhe statistikë, funksione biznesore dhe vizatim teknik. Lëndët e domosdoshme të komunikimit duhet t’i pajis studendët me aftësi dëgjimi dhe me njohuri për të qenë efektiv në shkrim dhe komuniki oral. Bazat e elektronikës energjetike duhet të ofrojnë njohuri themelore lidhur me inxhinierinë elektrike, elektronike dhe kontrolluese. Lënda e domosdoshme matematika dhe statistika duhet të ofrojnë teknika themelore sasiore dhe cilësore. Lëndët biznesore duhet të mbulojnë funksionet biznesore, eknomike dhe konsiderata ndërkombëtare.

 

VITI I PARE: 60 ECTS

SEMESTRI 1:30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Burimet Themelore të Energjisë

2

C

Vizatim teknik / CAD …

3

C

Orientim Akademik dhe Shoqëror

4

C

Bazat e Elektronikës-Elektrike

5

C

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit I

6

C

Matematika I

7

C

Gjuhë angleze I

8

C

Komunikim

9

C

Siguria në punë

SEMESTRI 2:30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Parimet Shkencore të Teknologjisë Se Energjisë Efiçiente

2

C

Sistemet e Energjisë Solare

3

C

Qarqet Elektrike të Kontrollit

4

C

Teknikat e Matjes

5

C

Vizatimi Teknik me Kompjuter (CAD) I

6

C

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit II

7

C

Matematika II

8

C

Gjuhë angleze II

9

C

Menaxhimi i Biznesit

10

C

Etika në Punë

VITI I DYTE: 60 ECTS

SEMESTRI 1:30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Elektronika Se Energjisë Efiçiente dhe Furnimet me Rrymë

2

C

Transferi i Nxehtësisë dhe Termodinamika

3

C

Ruajtja e Energjisë

4

C

Prodhimi Elektrik me Energji Solare

5

C

Vizatimi Teknik me Kompjuter (CAD) II

6

C

Lokacioni dhe Informata të Hartës

7

C

Prodhimi i Energjisë me Biomasë

8

C

Ekonomia Se Energjisë Efiçiente

9

C

Praktikë (15 ditë pune)

SEMESTRI 2:30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Prodhimi Elektrik me Erë

2

C

Teknikat e Përgatitjes së Projektit / Menaxhimi i Projektit

3

C

Hidroenergjia

4

C

Ekologjia Industriale

5

C

Pompat e Nxehtësisë dhe Energjia Gjeotermike

6

C

Mikrokontrolluesit / Impiantet e llojit Smart Grids

7

C

Menaxhimi dhe Politikat e Energjisë

8

C

Sigurimi i Cilësisë dhe Standardet

9

C

Praktikë (15 ditë pune)

VITI I TRETE: 60 ECTS

SEMESTER 5: 30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Qëndrueshmëria e Ndërtesave

2

C

Ndërtimi efikas energjetik

3

C

Teknologjia e Dritës dhe Ndriçimit

4

C

Akustika + Praktika Laboratorike e Akustikës

5

C

Përmirësimi i Performancës së Energjisë, Dëmi Strukturorë duke përfshirë trajnimin praktik termohidrik

6

C

Ekologjia në Ndërtimtari

Zgjedhore

 

4 lende zgjedhore nga lista e mëposhtme:

·         Siguria Strukturore

·         Menaxhimi i Rrjedhës së Materialeve

·         Fasada dhe Konstruktimi i Dritareve

·         Ekologjia dhe energjia urbane

·         Ripërtritja e Ndërtesave Ekzistuese

·         Hidrongrohësi

·         Aerodinamika e Ndërtesave dhe Strukturave

·         Mbështjellësi i Ndërtesës dhe Klimatologjia e Ndërtimit

·         Urbanizmi

SMESTER 6: 30 ECTS

Nr.

Tipi

Lënda

1

C

Inxhinieria e Sistemeve / Projektimi i Sistemit të Qëndrueshëm

2

 

Bilanci Ekologjik

3

C

Projekt në Zgjidhje të zgjuara (Haus, Rrjeta, Transport, etj.)

4

C

Praktikë (15 ditë pune) / Projekti me Industri

 

 

Teza për Baçelor

Lajme