Qëllimi i Programit te Studimit

Me ndryshimet e nxitueshme ne industri, qasjes se shpejt te rritjes se teknologjisë, përmirësimit te shpejte te sistemeve te informacionit dhe sistemeve komunikuese, globalizimit te konkurrencës se tregjeve dhe bizneseve, kufizimeve ne resurse dhe rritjes se pritjeve te klientëve, përket dashtë qe inxhinieret tu përshtaten formave te reja te berit biznes. Kërkesa e vazhdueshme për ngritje te prodhueshmërisë si dhe ofrimi i produkteve me kualitet te njëjtë po e orienton industrinë me shume drejt automatizimeve te bazuara ne sisteme kompjuterike. Si një sinergji e teknologjive baze te inxhinierisë mekanike, elektronikës, shkencave kompjuterike, instrumenteve matëse dhe kontrollit, mekatronika me shpejtësi po behet një komponent e rëndësishme e produkteve dhe proceseve moderne qe janë te integruara ne një nivel te larte sa I përket funksionalitetit. Mekatronika ne te vërtet sjell një  ndryshim te modelit industrial tek inxhinieria e re konkurruese ne kornizat e te menduarit ne proces te dizajnit te makinave. Mekatronika, me qasjen e saj te integruar multidiciplinare ne dizajnin e produkteve përket gati te behet teknologjia kryesore ne zhvillimin e një fuqie garuese ne kohen moderne te prodhimtarisë. Prandaj zhvillimi i mekatronikës është krucial ne ekonominë konkurruese te Kosovës.


Mekatronika dhe menaxhmenti, krahasueshëm  ka marrë pak vëmendje nga hulumtuesit e fushës se edukimit te inxhinierisë. Për disa vite shqetësimet janë ngritur rreth asaj se si te përgatiten me se miri inxhinieret me kualifikimin bachelor ne mënyrë  qe te mund te punojnë me teknologjitë e avancuara ne kontekstin organizativ. Akademikët dhe menaxheret e inxhinierisë kanë identifikuar disa fusha kryesore për mësimdhënësit e inxhinierisë dhe teknologjisë. Dështimet ne projektet e teknologjisë se  avancuar me shpesh janë atribuuar tek problemet jo teknike sesa tek problemet teknike. Hulumtimet kanë sugjeruar se trajtimi I dobët i çështjeve jo teknike përbrenda programeve te avancuara te inxhinierisë ka kontribuar ne dështimin e sistemeve, sikurse ato te ngarkuar me dizajnim, zhvillim dhe implementim te teknologjive nuk kanë qene te pajisur me shkathtësitë dhe dijen e duhur e te nevojshme ne menaxhimin e çështjeve jo teknike. Si rezultati kesaj, organizma te profilit te larte profesional kanë bere thirrje për një balance me te madh ne mes te  kompetencave teknike dhe jo teknike te teknologeve (ekspërteve te inxhinierisë) (Just IT & Recruitment, JP Morgan, Gsachs International).


Edukimi i zakonshëm ne inxhinieri ne te gjithë Evropën është dominuar nga subjektet teknike dhe ka pasur një oferte te vogël ne pjesën e trajnimeve akademike interdiciplinare. Temat qe ndërlidhen me ekonomiks, menaxhim te biznesit dhe etiken legale te profesionit kanë pasur një vëmendje te vogël ose janë adresuar përmes kurseve te shkurta. Ne anën tjetër, te diplomuarit nga fusha e biznesit rralle kanë pasur mundësi te marrin dije te thelle nga fushat teknike për derisa shumica janë mbështet ne trajnime ne pune ne mënyrë qe te  mbulojnë pjesën qe u mungon.

 

Ky program studimi ne Kolegjin UBT ka për qellim qe te ofroi një qasje me te balancuar përmes kombinimit te sistemeve mekatronike ekzistuese me ekonomiksin, menaxhimin, etikes  legale dhe psikologjinë dhe sjelljeve organizative ne përgatitjen me te mire te të diplomuarve ne adresimin kompetencave organizative gjate njohjes se zhvillimeve ne kontekstin ku ata operojnë. Ky program studimi ka për qellim te prodhoj inxhinier te cilët janë te përkushtuar për një karrierë ne mekatronike me një game te gjere punëdhënësish ne Kosove. Ky program e ve theksin tek rëndësia e prodhimit te analisteve origjinal te cilët do te jene ne gjendje te ndërmarrin një qasje imagjinare ne zgjedhjen e një game te gjere te problemeve te inxhinierisë. Ky studim ofron një kualifikim te mbështetur nga matematika dhe shkencat natyrore dhe teknike, te integruara me menaxhim biznesi dhe teknologji duke ju siguruar atyre progres tek profesionet profesionale përkatëse. Për me tepër, programi gjithashtu ofron një dimension social qe tu mundësoi studenteve te marrin standardet legale dhe etike te profesionit dhe ofron mundësi te specializimit ne lidership dhe menaxhimin e proceseve te inxhinierisë.

Lajme