Rrëfime të studentëve të fakultetit të Informacionit

Bonita Rexhepi: Kolegji UBT dhe Sistemet e Infomacionit, shtegu drejt suksesit

Bonita RexhepiPërzgjedhja ime për të filluar studimet në Kolegjin UBT ka qenë e rastësishme por jo e pamenduar ndonjëherë. Si një maturante e diplomuar në gjimnazin Xhevdet Doda, kahja e studimit gjithmonë ka qenë drejt  gjërave ekzakte dhe të cilat kanë një perspektivë dhe mundësi punësimi.

Synimet dhe pretendimet në vendin tonë përmbushen në forma apo mënyra të ndryshme e në bazë të kushteve qe na ofrohen nga fakultetet e ndryshme e ndonjëherë edhe jashtë asaj qe kemi planifikuar e në raste të shumta nuk jemi ne ata qe e vendosim kahjen  dhe rrugën  e realizimit të ëndrrave  tona.

Pas hulumtimeve dhe analizimit të asaj se çfarë kërkoja, zgjerimin e dijes dhe kualitetin e studimeve rruga ime përfundoi drejt Kolegjit UBT për arsye se kualiteti dhe standardet ishin të avancuara, në nivel me shumë universitete botërore si dhe në plotësim të kërkesave të mia.

Drejt kualitetit të Kolegjit UBT isha e informuar edhe më parë dhe nuk ishte hera e parë që dëgjoja për këtë universitet por sa i përket drejtimit Sistemet e Informacionit nuk isha edhe aq e informuar, thënë të drejtën ishte hera e parë që dëgjoja për këtë fakultet, e me këtë rast nuk isha ende e bindur se do ishe ajo çfarë do studioja.

Pas disa hulumtimeve dhe konsultimeve me drejtues te fakultetit të Sistemeve të Informacionit, si dhe nga  njerëzit e afërt erdha në përfundim se fakulteti Sistemet e Informacionit  ishe zgjedhja më e duhur dhe e mire për mua. Gërshetimi i fushës së teknologjisë, të menaxhimit dhe të ekonomisë ishte diçka interesante, tërheqëse, mjaft adekuate për të studiuar dhe me mundësi punësimi të lartë.

Duke u bërë pjesë e Kolegjit UBT, kuptova që secili student kishe vendin, hapësirën e veçantë  si dhe mundësinë e shfaqjes së ideve të tyre pa pasur ndonjë hezitim për paragjykime ose kthim mbrapa të tyre. Puna e stafit të Kolegjit UBT, duke filluar nga administrata, profesorët e deri tek asistentët ishte e qartë se çdo gjë ndërtohej mbi një bazë mjaft të fortë, nga profesionistë të kualifikuar e mbi të gjitha njerëz të cilët  përcjellin dije, motivim dhe mbështetje drejt ngritjes dhe zhvillimit tonë.

Viti i parë akademik në fakultetin e Sistemeve të  Informacionit ka qenë një gjë mjaft atraktive, shtytës për marrje të diturisë si dhe mjaft motivues. Planprogrami mbi të cilin zhvillohet mësimi përfshinë fusha si nga ana e teknologjisë së informacionit, të menaxhimit dhe  të ekonomisë gjë që në ditët e sotme gjejnë zbatim  të madh në gjithë botën.

Që në vitin e parë të studimeve kam kuptuar që Sistemet e Informacionit mundësojnë apo sigurojnë lidhje në mes të teknologjisë dhe dizajnimit, planifikimit , zhvillimit dhe kontrollit të proceseve biznesore dhe organizative. Kjo lidhje mundëson realizim të shpejtë dhe të sigurt të punëve në organizatë, gjë që po kërkohet nga të gjitha bizneset dhe organizatat.

Gjithashtu kemi kuptuar rolin e informacionit në botën moderne. E kemi kuptuar që nga e dhëna krijohet informacioni dhe nga informacionet krijohet dija. Me krijimin e shpejtë të dijës edhe vendimet mund të merren më lehtë dhe më sigurte në të gjitha nivelet.  Krejt kjo bën që të kemi një performancë shumë më të mirë duke qenë në gjendje të bëjmë punë më kualitative, me kosto më të ulët brenda një kohe më të shpejtë.

 

Në fund, desha të lë një porosi për gjithë ata që ende nuk kanë filluar studimet Bachelor. Do ju propozoja të dalin nga guaska e zgjidhjeve për studime që në vendin tonë janë bërë të zakonta. Këtë mund ta bëjnë duke bërë  zgjidhje  që ka perspektive, e në këtë rast fakulteti  Sistemet e Informacionit ofron një zgjidhje të tillë me të cilën do të ndërrohet edhe natyra e zhvillimit të vendit tonë për të mirë. E për ata që kanë një ide apo vizion dhe përpjekje për arritjen e objektivave të tyre, Kolegji UBT është e ardhmja juaj dhe atë të ardhme mund ta ndërtoni mbi një themel të sigurt.

 

 

Edi Bushati: Të studiosh në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit në Kolegjin UBT, është njëjtë sikurse të studiosh në universitetet evropiane

Edi BushatiPërzgjedhja ime për të filluar studimet në Kolegjin UBT dhe në drejtimin Sistemet e Informacionit ka qenë pak sa interesante ku zgjedhja ime ndodhi pas shumë opsioneve dhe mundësive tjera për studime në shumë shtete te tjera si: Turqi, Bullgari, Shqipëri, etj. Si maturant i diplomuar në kolegjin “Mehmet Akif”, gjithmonë isha i mendimit se vetëm studimet jashtë vendit do të më ndihmon në zgjerimin e dijes dhe mundësitë rreth asaj se çfarë do të përfitoja do ishin ndryshe. Këto ide zgjaten derisa unë takova një institucion evropian në Kosovë si Kolegji UBT. Në Kolegjin UBT kuptova që nuk është e nevojshme të largohem jashtë vendit duke u bazuar që studimet do te jenë të njëllojta me atë të kualitetit evropian të cilat gjendeshin këtu në Kolegjin UBT pa pasur nevojë të shkoj jashtë vendit.

Thënë të drejtën sa i përket drejtimit në fillim nuk isha shumë i vendosur dhe i informuar se çfarë studionin Sistemet e Informacionit sepse nuk kisha dëgjuar më parë për të. Në momentin kur fillova të kryej analizat e para rreth drejtimit  mora informata të nevojshme rreth fakultetit dhe vendosa të jem pjesë e një universiteti kaq prestigjioz dhe kualitativ siç është Kolegji UBT.

Arsyeja kryesore pse të rinjtë dëshirojnë të largohen jashtë vendit për studime është për shkak të kushteve më të mira shkollimi , profesorë cilësor, kultura dhe gjëra të tilla. Gjitha këto tipare unë personalisht i gjeta në Kolegjin UBT pa pasur nevojë të largohem jashtë vendit duke u bazuar në afërsinë  dhe ofrimin e profesionalizmit dhe te menduarit kritik, mënyrën e qasjes ndaj studenteve, perspektivën e ofruar dhe vullneti për mbështetje të ideve, kreativitetit dhe qëllimeve të studentëve nga ana e profesorëve dhe stafit në Kolegjin UBT.

Sa i përket vitit të parë të studimeve pothuajse të gjitha lëndët e ofruara nga Kolegji UBT kanë qenë të përkryera dhe atraktive. Jam i mendimit që janë lëndë të cilat të shtyjnë  të fitosh dituri rreth profesionit në të ardhmen dhe si  te jesh sa  më produktiv.

Prej të gjitha përparësive që Kolegji UBT ofron, ajo që edhe unë vetë e kam parë si të tillë, njëherit shumë të rëndësishme për studentët Bachelor është programi i studimeve, i cili pothuajse në të gjitha lëndët përfshin projekte, punime seminarike, hulumtime të cilat janë të afërta me studimet ndërkombëtare dhe tregun e punës.

Me zhvillimin e teknologjisë mendoj se drejtimi Sistemet e Informacionit është pjesë kyçe e biznesit dhe organizatave të ndryshme në përgjithësi duke bërë një ndërlidhje mes pjesës ekonomike dhe teknologjike në industri prodhuese apo shërbyese.

Para se të përfundoj dua të lë një porosi për ata që ende nuk kanë filluar studimet Bachelor. Propozimi im do te jetë qe ata të studiojnë drejtime të së ardhmes, njëra prej tyre siç është drejtimi Sistemet e Informacionit për të cilin besoj se do ketë një hov të madh në kohët në vijim. E ardhmja juaj do pasoj sipas zgjedhjes suaj kështu që bëjeni zgjedhjen e duhur dhe atë në Kolegjin UBT në vendin ku zëri dhe mendimi juaj kanë vlerë.

(Edi Bushati, student i vitit të parë në Sistemet e Informacionit) 

Lajme