Strategjia

Kolegji UBT ka plane strategjike dhe zhvillimore, në të cilat parashihen aktivitete dhe iniciativa për arritjen e misionit dhe vizionit të tij.

Kolegji UBT punon me Planin Strategjik Zhvillimor, i cili paraqet në mënyrë të qartë vizionin, misionin dhe qëllimet strategjike të Kolegjit UBT. Gjithashtu, në këtë strategji janë të përcaktuara objektivat që do të mundësojnë arritjen e qëllimeve strategjike zhvillimore. Një plan i biznesit, që shoqërohet me plane vjetore të detajuara për secilin fakultet, dhe një strategji e veçantë për hulumtime, janë dokumente të rëndësishme, që plotësojnë sfondin e dokumenteve strategjike zhvillimore të Kolegjit UBT. Në njërën anë, këto shërbejnë si dokumente udhëheqëse në zbatimin e misionit, ndërsa në anën tjetër paraqesin në mënyrë të qartë hapësirat dhe fushat për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë dhe krijimit të një ambienti përkrahës të të nxënit, shkencës dhe hulumtimit 

Synimet strategjike:

Synimi strategjik 1 – Arritja e ekselencës akademike.
Synimi strategjik 2 – Ruajtja dhe ngritja e partneriteteve ndërkombëtare dhe rajonale.
Synimi strategjik 3 – Krijimi i një ambienti pozitiv të punës dhe të mësimit.
Synimi strategjik 4 – Partneriteti me komunitetin.
Synimi strategjik 5 – Zhvillimi i qendrave të hulumtimeve, inovacionit dhe të biznesit.

Lajme