Biblioteka

Biblioteka e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) funksionon si pjesë e universitetit dhe posedon infrastrukturë ndërkombëtare në të gjithë hapësirën e punës dhe të shërbimeve.
Biblioteka e UBT-së bashkëpunon me partneret e saj ndërkombëtarë të edukimit, gjë që mundëson përfitime praktike dhe teknologjike nga përdorimi i bibliotekave ndërkombëtare në organizimin dhe në sistemimin e saj.
Qëllimet e bibliotekës së UBT-së janë:
- Krijimi i lidhjes profesionale ndërmjet stafit akademik dhe studentëve
- Sigurimi i literaturës esenciale
- Të krijojë informacione dhe qasje në materialet elektronike
- Të krijojë kushtet e domosdoshme për studime akademike
Biblioteka e UBT-së përbehet nga dy hapësira të veçanta: hapësira ku gjinden librat dhe hapësira për lexim. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më të efektshëm, mundësi për qasje në libra dhe, në të njëjtën kohë, qetësinë e nevojshme dhe të mjaftueshme në sallën e leximit.
Biblioteka e UBT-së ka krijuar një katalog elektronik, përmes të cilit lexuesit mund të informohen rreth gjithë materialit që ekziston në bibliotekë dhe mund të bëjnë kërkesën për marrjen e librave nga distanca. Biblioteka është e furnizuar me libra në gjuhë të ndryshme ndërkombëtare. Publikimet që janë fituar zakonisht janë nga qendrat e mirënjohura ndërkombëtare si Vienna University of Technology, Harvard University, Oslo University, Oakland University, Nice University, etj. Gjithashtu, ka një seleksionim të gjerë të literaturës të specializuar në fushën e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe këndin e NATO-s dhe komitetin ndërkombëtar, i cili fokusohet veçanërisht në gjendjen në vitet e fundit në Kosovë.
Literatura dhe Ueb-linçe të ndryshme gjithashtu janë të mundshme dhe ato ju mundësojnë studentëve tanë një qasje direkte në e-Libra (libra elektronikë) dhe artikuj online, që kanë karakter shkencor dhe akademik në fusha të ndryshme.
E-library: http://search.ebscohost.com/login.aspx
Bione http://www.bioone.org IMF e-Library http://elibrary-data.imf.org/ Cambridge Journals http://journals.cambridge.org/action/login Jstor Library http://www.jstor.org/




