Ndërlidhja me misionin dhe qëllimet e Kolegjit UBT

Arkitektura të zhvillohet si program mësimor i cilësisë së lartë akademike bazuar në standardet ndërkombëtare:

 

a) krijimin e një alternative të rëndësishme për arsimin e lartë në Kosovë dhe rrethinë me fushën e arkitekturës se qëndrueshme dhe menaxhimit të urbanizmit;


b) të sjellë standardet përkatëse ndërkombëtare në zhvillimin e programit të studimit

 


c) zhvillimin dhe promovimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike vendore në përputhje me standardet ndërkombëtare;

d) të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe krijimin e një mjedisi akademik dhe kulturor në shoqërinë e Kosovës.

 

 

Struktura e programit

 

Ky program i studimeve zgjatë 3 vjet (6 semestra) me 180 ECTS gjithsej.

 

Arsyeshmëria e programit

 

Për këtë program nevojat e shoqërisë sonë janë shumë të mëdha edhe për shkak të zhvillimeve aktuale por edhe për shkak të nevojave të së ardhmes për një nivel të standardit sa më kualitativ jetësor në raport me kushtet urbane-arkitektonike, bazuar në proceset integruese dhe standardet ndërkombëtare.

 

Synimet e programit

 

Ky program synon të mundësojë njohuritë bazë në lidhje me aftësimin e ekspertit të arkitekturës për nivelin Bachelor, për të arritur kompetencën e tij/saj për sa i përket:

  • Identifikimit dhe analizës
  • Dizajnimit dhe zhvillimit
  • Menaxhimit dhe përmirësimit

 

 

 

në lidhje me çështjet e projekteve arkitektonike, urbane, ndërtimit dhe mirëmbajtjes

në raport me parametrat socialë, teknikë, estetikë, ekonomikë dhe ekologjikë.

 

Kompetencat e studentit që kryen studimet

 

Studentët që kryejnë studimet e këtij niveli do të jenë të aftësuar për aplikimin e njohurive themelore të fituara gjatë studimeve, bazuar në aspektin human, teknik dhe shoqëror, të jenë kompetentë të zgjidhin problemet e thjeshta nga praktika e arkitekturës, urbanizmit dhe ndërtimit bazuar në aftësitë e komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit, angazhim profesional qoftë si individ apo në punë grupore, të tregojnë aftësitë në respektimin e ligjit, standardeve dhe normave, si dhe të vazhdojnë shkollimin e mëtejshëm në studimet Master.

Lajme