Kompetencat e studentit që kryen studimet e programit studimor

Studentët që kryejnë studimet e këtij niveli do të jenë të aftë për aplikimin e njohurive (dijes) të fituara, janë kompetentë të zgjidhin problemet e thjeshta nga praktika e ndërtimit, si dhe të vazhdojnë shkollimin e mëtejshëm në studimet master në rast se orientohen për këtë. Studentët që kryejnë studimet e këtij niveli do të posedojnë njohuritë dhe kompetencat për punë në profesion në lëmin e projektimit, ndërtimit dhe organizimit të ndërtimit të rrugëve dhe objekteve të tjera të thjeshta.

 

Me përvetësimin e këtij programi studimor studentët fitojnë aftësi për zhvillim të shkathtësive të komunikimit, për bashkëpunim dhe punë ekipore, si dhe për përvetësimin e njohurive të përgjegjësisë dhe etikës profesionale.

 

 

Me përfundimin e studimeve akademike themelore studenti posedon njohuri themelore për kuptimin e procesit të ndërtimit dhe projektimin e rrugëve dhe objekteve të tjera, fiton aftësitë: për komunikimin dhe shkëmbimin e informacioneve dhe ideve mbi problemet në lidhje me profesionin e ndërtimtarisë, për zbatimin e njohurive të përvetësuara dhe aftësive të shfrytëzojë dhe të respektojë ligjin, standardet dhe normat.

Lajme