Fotomaratona

Fotomaratona organizohet tri ditë brenda një jave.

Studentët pjesëmarrës do të fotografojnë sipas orarit:

  • Dita e parë nga ora 10 -12
  • Dita e dytë nga ora 12-14
  • Dita e tretë nga ora 16- 18

Ndërmjet secilës ditë pune (fotografimi) do të ketë nga një ditë pushim, por në ditët e pauzës do të bëhet përzgjedhja e fotove, me të cilat, ata duan të prezantohen. Përzgjedhjen e bëjnë vetë, studentët, pjesëmarrës.

Ditën e shtatë parashihet të hapet ekspozita me fotot e printuara në Galerinë e Arteve të Kosovës, ku mund të jenë prezentë mediet.

Pjesëmarrësit do të fotografojnë duke u bazuar në tri tema, ku për secilën temë do të njoftohen në ditën përkatëse garuese, si vijon:

  • Në ditën e parë njoftohen me temën e pare
  • Në ditën e dytë njoftohen me temën e dytë
  • Në ditën e tretë njoftohen me temën e tretë

Të drejtë pjesëmarrjeje ne fotomaratonë kanë të gjithë studentët e UBT, në mënyrë të vullnetshme.

Temat që do të trajtohen dhe mënyra e prezantimit me projektor, do t’u ndihmojnë studentëve të prezantojnë veten, punën e tyre, dhe të debatojnë për fenomenet, përmes një koncepti spontan, por edhe argëtues.

 

Ju faleminderit,

 

Lajme