Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

Njohja e diplomës?

Diploma e Kolegjit UBT njihet në të gjitha universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në të gjitha vendet e botës. Këtë e dëshmon numri i madh i studentëve të cilët tashmë kanë përfunduar studimet në universitete të ndryshme, numri i bursave të ndara për studentët e Kolegjit UBT nga fondacione me renome si dhe numri i studentëve që aktualisht me sukses vazhdojnë studimet jashtë vendit. Validitetin e diplomave e garanton edhe Agjencioni për Akreditimi i Kosovës. Diplomat e Kolegjit UBT pranohen edhe nga tregu i punës në çdo vend të botës.

 

Gjuha e studimeve?

Kolegji UBT ofron studime në dy gjuhë: Gjuhën Angleze dhe gjuhën Shqipe. Studenti ka mundësi që gjatë procedurave të regjistrimit, të zgjedh edhe gjuhën e studimeve. Çmimi i programe të studimit varet edhe nga gjuha e studimit.*
*Për më tepër shih seksionin “çmimi dhe bursat”

 

A mund të vazhdoj studimet jashtë vendit?

Po, çdo studentë që me sukses përfundon programet e studimit në Kolegjini UBT, mund të zgjedhë që studimet e mëtutjeshme t’i vazhdojë në njërin nga universitet partnere apo në ndonjë universitet tjetër.

 

A mund të bëhet transferimi i kredive (ECTS)?

Kolegji UBT punon sipas sistemit të Bolonjës që me lehtësi lejon transferimin e kredive (ECTS) nga çdo institucion i arsimit të lartë që është i akredituar apo licencuar sipas rregullave nga vendi që vjen.

 

A mund të vazhdoj punën dhe studioj në të njëjtën kohë?

Po, Kolegji UBT ofron kushtet ideale për të gjithë ata të punësuar të cilët dëshirojnë të ndjekin programet e studimit duke ua mundësuar organizimin e ligjëratave, provimeve dhe aktiviteteve tjera në një orar të përshtatshëm. Zakonisht, ligjëratat për të punësuarit aktiv organizohen nga ora 17:30 dhe gjatë vikendeve rrjedhimisht duke mos penguar studentin në punët e tij të përditshme.

Lajme