Kalendari akademik
- Viti akademik në UBT fillon më 1 tetor të vitit kalendarik. Viti akademik ndahet në dy semestra: semestri dimëror dhe semestri veror;
- Semestri dimëror fillon më 1 tetor dhe përfundon më 31 janar të vitit vijues kalendarik dhe që përfshin 15 – 16 javë pune mësimore e shkencore;
- Periudha prej 25 dhjetor deri më 7 janar të vitit vijues kalendarik është pushimi i festave të fundvitit;
- Prej 15 deri më 25 janar është koha e paraqitjes së provimeve për afatin e parë të rregullt të provimeve;
- Prej 1 deri më 28/29 shkurt mbahen provimet, sipas orarit të paraparë nga administrata dhe të shpallur në tabelën e shpalljeve;
- Më 1 mars fillon semestri veror dhe përfundon më 20 qershor të po të njëjtit vit kalendarik dhe që përfshin gjithashtu 15 – 16 javë pune mësimore e shkencore;
- Prej 5 deri më 15 qershor është koha e paraqitjes së provimeve për afatin e dytë të rregullt të provimeve (afatin e qershorit);
- Prej 21 qershor deri më 20 korrik mbahen provimet e paraqitura nga ana e studentëve, sipas orarit të provimeve të shpallur në tabelën e shpalljeve;
- Më 21 korrik fillon pushimi veror dhe zgjat deri më 20 gusht;
- Prej 20 deri më 28 gusht bëhet paraqitja e provimeve për afatin e tretë të rregullt të provimeve (afatin e shtatorit);
- Mbajtja e provimeve fillon më 1 shtator dhe përfundon më 30 shtator, sipas orarit të provimeve të shpallur në tabelën e shpalljeve;
- Lista e festave zyrtare shtetërore do të shpallet për çdo vit akademik, me shpallje të veçantë.




