Institutet
Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në kuadër të përmbushjes në tërësi të misionit të tij, disponon me tri institute, Instituti për Menaxhim dhe Inxhiniering të Ndërmarrjes (IEME), Instituti për Gjuhë dhe Kompetenca Ndërkulturore (ILIC) dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Europiane (IESIR). Përmes këtyre tri institucioneve UBT synon të zhvillojë një kompetencë unike në sistemin e arsimit të lartë privat në Kosovë, duke i dhënë atij karakterin e misionit final të një institucioni arsimor dhe shkencor, punët kërkimore në të mirë të zhvillimit shoqëror në kontekstin e zhvillimeve globale, transferimin e teknologjisë dhe dijeve (know-how), organizimin e trajnimeve profesionale të certifikuara, mbështetjen e zhvillimit modern të bizneseve, bashkëpunimin ndërkombëtar ndërinstitucional, realizimin e projekteve brenda dhe jashtë vendit, botimin e literaturës shkencore dhe profesionale në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve, certifikimin e personave fizikë dhe juridikë, institucioneve dhe produkteve sipas standardeve ndërkombëtare për kualitet etj. Këto tri institute aktualisht janë duke realizuar një varg projektesh vendore dhe ndërkombëtare, trajnime për fusha të ndryshme të cilat kanë si synim mbështetjen e zhvillimit ekonomik-shoqëror, zhvillimit industrial dhe përgatitjen e kuadrove për tregun e punës në Kosovë dhe në rajon.




