Alumni

 

UBT është e përkushtuar që bashkëpunimin me studentë ta konsiderojë si një nga asetet më të çmuara të tij, duke e bërë pjesë të pandashme të secilit aktivitet brenda UBT-së. Në këtë kuadër UBT Alumni është një komponentë e rëndësishme e UBT-së në të gjitha aspektet zhvillimore të UBT. UBT dhe partnerët ofrojnë një rrjet të gjerë të mundësive që janë në dispozicion të të gjithë të diplomuarve në UBT, përparësi këto që janë shfrytëzuar në mënyrë efektive nga të gjithë të diplomuarit.Dëshmi e kësaj janë pozitat prestigjioze dhe të arriturat e tyre në sferat e ndryshme të jetës shoqërore në Kosovë dhe jashtë saj. Në mbështetje të kësaj, UBT ka krijuar forume të rregullta që shërbejnë si hapësirë e përshtatshme për studentët e diplomuar, për të diskutuar dhe sjellë përvojat dhe praktikat më të mira të tyre, të cilat sigurojnë zhvillim të vazhdueshëm të ideve kreative dhe projekteve zhvillimore. Po ashtu, Alumni është direkt i involvuar në mësimdhënie, në projekte profesionale dhe hulumtuese, në strukturat organizative dhe vendimmarrëse të UBT.

Lajme