Objektivat e programit

Qëllimet dhe objektivat e programit SI


Qëllimet e përgjithshme e programit SI janë të orientuara që  të pajisë të diplomuarit me teoritë dhe praktikat e sistemeve moderne të informacionit dhe shërbimeve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Programi i mundëson studentëve të fitojnë një kuptim solid dhe njohuri për aspektet e rëndësishme të sistemeve të informacionit, dizajnimit të sistemeve të informacionit dhe organizimit të sistemeve të informacionit dhe të menaxhimit. Sistemet e informacionit me bazë kompjuterike janë bërë një pjesë e rëndësishme e produkteve, shërbimeve, operacionet, dhe menaxhimin e organizatave. Shfrytëzimi efektiv, efecientë dhe efikas i informacionit dhe i teknologjive të komunikimit është një element i rëndësishëm në arritjen e avantazhit konkurrues për organizatat dhe bizneset e ndryshme, si dhe në përsosmërinë e shërbimeve për organizatat qeveritare dhe jo-fitimprurëse. Strategjia e teknologjisë së  informacionit / sistemeve të informacionit është pjesë integrale e strategjisë organizative. Sistemet e informacionit mbështesin proceset e menaxhimit të në të gjitha nivelet: menaxhimin e operacioneve, nivelin taktik dhe atë strategjik. Sistemet e informacionit janë jetike për identifikimin e problemeve, për analizë dhe për vendimmarrje. Rëndësia e teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të informacionit për organizatat dhe nevoja e profesionistëve të arsimuar mirë në këtë fushë është bazë për një lidhje të fortë në mes të programeve arsimore dhe komunitetit profesional të fushës së sistemeve të informacionit.

Nga SI studenti pret që të arrin të behet një profesionist i cili përpos që do të jet në gjendje të siguroj koston e jetesës, ai do të jet në gjendje të studioj vazhdimisht edhe me tej duke ndihmuar  mjedisin rrethues, komunitetin dhe vendin.

Objektivat e programit akademik të Sistemeve të Informacionit  janë deklarata që përshkruajnë arritjet e pritshme dhe statusin profesional të të diplomuarve së paku 3-5 vjet pasi të kanë përfunduar shkallën Bachelor të studimeve.

 

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në Kolegjin UBT është i përkushtuar që të aftësoj studentët në atë mënyrë dhe në atë nivel që:

  • Të gjithë të diplomuarit në SI të punësohen me sukses në një fushë që ndërlidhet me Sistemet e Informacionit, apo të pranohen në një program Master në Kolegjin UBT apo në universitetet prestigjioze evropiane dhe botërore me të cilat Kolegji UBT ka marrëveshje bashkëpunimi.
  • Të angazhohen në zhvillimin profesional me anë të edukimit të vazhdueshëm, të specializohen, të certifikohen ose të bëjnë përvojë në  organizata profesionale.
  • Jetojnë dhe punojnë si kontribues dhe pjesëtar të denjë anëtarë të  shoqërisë.

Lajme