Metodat e mësimdhënies

Mësimi interaktiv me studentët gjatë ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve duke përfshirë edhe aktivitete tjera (detyrat e dhëna në klasë dhe detyrat e shtëpisë), realizohet duke aplikuar teknika të zbatueshme praktike nga teknologjia e informacionit të cilat janë shumë të rëndësishme gjatë ligjërimit dhe ushtrimeve.

 

Mësimi në programin e sistemeve të informacionit organizohet me anë të: 

  • Leksioneve mësimore-ligjëratave
  • Rasteve studimore
  • Tutorialëve, pajisjeve laboratorike, veglave dhe metodologjive duke bërë ushtrime praktike
  • Ligjëratat tematike të mbajtura nga folësit e ftuar nga industria
  • Detyra individuale në bazë të materialit të mësimit (tutorialit, veglave të procesit të biznesit, etj.)
  • Punëve ekipore (seminareve, projekteve, problemeve dhe zgjidhjeve, etj.)
  • Leximet nga tekstet dhe artikujt e përzgjedhur nga fusha përkatëse dhe publikimet.
  • Përafrimit me profesionistin nga fusha e SI.

Lajme