Laboratorët dhe puna praktike

Ky program posedon Laboratorin e Mekatronikës qe përmban: (1) një sistem simulues modular dhe fleksibil te prodhimit- me tri nënstacione te ndryshme(përmban nënstacionet për Handling, distributing, testing and sorting te pjesëve te ndryshme si dhe posedon sistemin pallet transfer) Ky sistem është dizajnuar për trajnim dhe hulumtim ne handling technology, assembling, disassembly logistics, programimin e PLCve, elektropneumatikës, teknologjisë se sensorëve, matjeve analoge, kontrollimin e pozicionit, komunikimeve hyrje/dalje (I/O), motorëve AC dhe konvertorëve, (2) Sistemi laboratorik për bazat e pneumatikes dhe elektro-pneumatikes – ky sistem përbehet prej cilindrave me principin single and double acting, valvuleve me solenoid, kufitar elektrik me dy dhe tri pozicione, proximity ndërprerës, sensor te shtypjes, valvule te rrjedhjes dhe kontrollit, (3) Sistemi laboratorik për PLC- ky sistem përbehet nga modulet kryesore te CPUve për PLC, module shtese analoge, module shtese te temperaturës, softuer simulues, interface pllake për thithjen e te dhënave (data acquisition), (4) Robotika Edukative (Didaktike)- I cili përmban robot edukativ duke përfshire edhe robotët industrial. Për me tepër laboratorët përmbajnë edhe vegla te tjera esenciale për pune praktike.


Kurrikula i përmban te dyja qasjet e edukimit te orientuara, ne atë te subjektit edhe ne atë te dizajnit. Për me tepër tek bazat e mekatronikës te ndërlidhura dhe subjektet esenciale te mekatronikës, kurrikula është e dizajnuar për analizën dhe dizajnin e sistemeve mekatronike. Prandaj kurrikula ka përfshire dimensionin e process-orientation me qellim te inkurajimit te studenteve qe te jen te përkushtuar ne projekte.


 

Me qellim te përshkrimit te aspekteve te menaxhimit qe asocojn me teknologjinë edukative, ne vijim janë paraqite elementet relevante organizative dhe te menaxhimit për lab kurset: materiali mësimor është I vendosur ne platformën Moodle (Mësim online), pjesëmarrja ne orët e tutorimit dhe orët laboratorike është e obligueshme, studentet kanë qasje ne laboratorë dhe ne wireless PC room, një gërshetim i fort ne mes te aktiviteteve ne ligjërata dhe atyre ne laborator, përkrahje teknike për sesionet e tutorimit dhe ato laboratorike te cilat do te ofrohen nga stafi te cilët i kuptojnë problemet dhe zgjidhjet e tyre, whiteboard-a te mëdhenj, flipchrt-a, LCD dhe projektorët për prezantim.

Lajme