Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi


Edukimi akademik i nivelit te avancuar nga fusha e Arkitekturës, bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare dhe aftësimi i kandidatëve për të punësuar apo për tu punësuar ne nivele te ndryshme ekzekutive në kushtet e konkurrencës të ekonomisë së tregut qoftë në sektorin publik apo në atë privat. Poashtu kompletimi i suksesshëm i studimeve në këtë nivel mundëson vazhdimin e studimeve në nivelin tjetër të Doktoratës  dhe avancimin akademik.

 

Qëllimi dhe Objektivat

 

Objektivat

  

Implementimi i programit të studimeve me angazhimin e stafit akademik dhe kandidatit, mundëson që:

  

  • Ti zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe ato inxhinierike-projektuese ,të avancuara.
  • Të zhvillojnë qasjen metodike të analizave dhe vlerësimit dhe të zgjidhjes së problemit përmes procesit te vendimmarrjes duke u bazuar në metodologjitë dhe teknikat e avancuara profesionale.
  • Ti integrojnë kërkesat e investimeve me normat dhe standardet e projektimit dhe ndërtimit bazuar në planet zhvillimore dhe hulumtimin e tregut.
  • Të kenë kompetence inxhinierike, dizajnuese dhe menaxhuese si dhe ato të lidershipit në lidhjen e profesionit me biznesin.

 

Qëllimi dhe Objektivat

 

Karriera


Studenti që ka kryer studimet mund të gjej pune si Master -Arkitekt në institucionet publike lokale apo qëndrore, në organizata ndërkombëtare, kompani private, institute dhe asociacione tjera apo mund të kyçet edhe në sistemin e arsimit si mesimdhënës  apo të angazhohet si ekspert në projekte të ndryshme hulumtuese-shkencore.

 

Lajme