Programet Master

 

Programet Master në UBT janë të dizajnuara për studentë të cilët tashmë kanë diplomuar apo edhe kanë filluar karrierën e tyre në fushat e tyre përkatëse. Çfarëdo qoftë fusha e studimeve e shkallës së parë(bachelor) UBT me programet e saj ofron zgjidhje për të gjithë juve duke ju mundësuar që të shtoni edhe një dimension tjetër të njohurive tuaja në fushën e menaxhmentit, biznesit dhe ekonomisë, shkencave kompjuteirke dhe inxhinierisë dhe gjithashtu në fushën e menaxhimit të mekatronikës.


Programet master në UBT do të fuzionojnë vetëdijen, vlerat dhe motivimin tuaj. Ju do të mprehni aftësitë e të menduarit kritik dhe do të krijoni stilin tuaj inovativ dhe qasje kreative ndaj sfidave tuaja të ardhshme. Duke zgjedhur programet master në UBT ju zgjidhni të ardhmen tuaj si një person me vetëbesim të plotë, i shkathët dhe i adaptueshëm ndaj situatave dhe sfidave që ju rrethojnë. Ne do të ju prezantojmë ju teoritë dhe praktikat që do të thellojnë dijen tuaj në disiplinat përkatëse.

 

Ju mund të zgjidhni të studioni këto programe master në UBT:

 

• Manaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
• Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri;
• Menaxhim i Mekatornikës
(Shih programet në anën e majtë)


Studime të mëtutjeshme dhe punësim 

Qëllimi i programeve master në  UBT është që të ju përgatis për një shumëllojshmëri të opsioneve për karrierën e juaj si lider në fushat përkatëse. Ju do të përfitoni nga seminaret dhe këshillimet për karrierë të organizuara nga UBT dhe gjithashtu nga ekspert të dalluar nga industria të cilët do të ju ndihmojnë në arritjen e qëllimeve tuaja.


Stafi Akademik

Stafi akademik vendor dhe ndërkombëtar për programet master në UBT përmbush të gjitha kriteret e një stafi akademik të mirëfilltë i cili përfaqëson dijen dhe njohurit e fundit nga fushat përkatëse. UBT fton staf akademik dhe gjithashtu individ të suksesshëm nga industria varësisht nga nevoja dhe specifikat e lëndëve për program.
   
Kushtet e pranimit
• Studenti duhet të ketë diplomë universitare ekuivalent me 180 ECTS
• CV
• Formë Aplikacioni

 

Kohëzgjatja
Programet master në UBT zgjasin 2 vite; 120 ECTS

 

Gjuha e studimeve
Programet master në UBT mund t’i ndjekni në gjuhen shqipe dhe angleze

 

Titulli akademik

Master of Science; Maxhistër i Shkencave


Koha e ligjëratave

Programet master në UBT janë të organizuara gjatë fundjavave dhe gjithashtu pasdite gjatë ditëve të punës në mënyrë që të mos ju pengoi juve nëse tashmë jeni në orar të rregullt të punës.


Financimi
Programet ne gjuhen shqipe;    4000* Euro(2000 Euro për një vit akademik)
Programet ne gjuhen angleze;  7000* Euro  (3500 Euro për një vit akademik)
*në këtë çmim përfshihet edhe literature bazike, provimet , mentorimi i temës së diplomës dhe gjithashtu udhëtime dhe aktivitete të ndryshme që UBT organizon.

 

Programet master të organizuara në bashkëpunim me universitete ndërkombëtare:

  • Integrime dhe e Drejta Evropiane (CIFE, Francë)
  • MBA (Danube University Krems, Austri)
  • Information Systems (WIT Irlandë)