Qëllimi dhe Objektivat

Qëllimi:


Edukimi akademik bazik nga fusha e Arkitekturës, Ndërtimtarisë me Infrastrukturë dhe Enterierit në Arkitekturë, bazuar në standardet më të larta ndërkombëtare si dhe aftësimi i kandidatëve për të punësuar apo për tu punësuar në kushtet e konkurrencës të ekonomisë së tregut, qoftë në sektorin publik apo në atë privat. Poashtu kompletimi i suksesshëm i studimeve në një nivel mundëson vazhdimin e studimeve në nivelin tjetër më të lartë në drejtim të avancimit akademik.

 

Qëllimi dhe Objektivat

 

Objektivat:

 

Implementimi i programit te studimeve me angazhimin e stafit akademik dhe kandidatëve u mundëson që:

  • Ti zhvillojnë aftësitë e tyre personale dhe ato inxhinierike-projektuese.
  • Ta zhvillojnë qasjen metodike te analizave dhe vlerësimit të problemit duke u bazuar në metodologjitë, standardet dhe teknikat e avancuara profesionale.
  • Të integrojnë kërkesat e investimeve me normat dhe standardet e projektimit dhe ndërtimit  duke u bazuar në planet zhvillimore dhe hulumtimin e tregut.
  • Të kenë kompetence inxhinierike,dizajnuese dhe menaxhuese ne lidhjen e profesionit me biznesin.

 

Qëllimi dhe Objektivat

 

Karriera


Studenti qe ka kryer studimet mund te gjej pune si arkitekt, urbanist, inxhinjer apo dizajner në institucionet publike lokale apo qëndrore, në organizata ndërkombëtare, kompani private, institute dhe asociacione tjera.

Lajme