Sistemet e Informacionit
Objektivat dhe Synimet e Programit
Ky kurs fokusohet në projektimin, specifikim, dhe krijimin e sistemeve të informacionit, si dhe mbi pajisjet organizative të nevojshme për përdorimin e sistemeve të informacionit për të arritur qëllimet e organizatës. Baqelor në Sistemet e Informacionit është dizajnuar për t'i përgatitur studentët për karrierë profesionale në sistemet dhe teknologjinë e informacionit. Programi u ofron kandidatëve mundësinë që të studiojnë në fushat kryesore që ndërlidhen me fushën e sistemeve për analizën dhe menaxhimin e informacionit. Gjatë gjithë kursit, studentët do të zhvillojnë projekte praktike të sistemeve përkatëse. Kursi ofron njohuri dhe aftësi për të zgjidhur problemet e informacionit dhe menaxhimin e informacionit lidhur me mundësitë e investimeve në biznes, arsim dhe shoqëri. Gjatë tërë studimeve programi ofron mundësinë për studimin e në konceptet themelore në menaxhimin e informacionit dhe sistemet e informacionit, menaxhimin e projekteve, të dhënave dhe programim softuerik.




