Rrezultatet e pritshme

Banka, Financa dhe Sigurime

Pas përfundimit të suksesshëm të programit në këtë fushë, studentët do të kenë mundësi që:

  • Të vlerësojnë gjendjen financiare të biznesit/organizatës;
  • Të zhvillojnë strategji operacionale dhe financiare të biznesit/organizatës;
  • Të menaxhojë financat dhe riskun financiar të biznesit/organizatës;
  • Të kuptojë tregjet dhe institucionet financiare botërore dhe funksionimin e tyre;
  • Të njohin konceptet, teoritë dhe teknikat e menaxhimit financiar dhe aspektet e financave të korporatave;
  • Të njohin aplikimin e teknikave analitike financiare në situata praktike financiare.

 

Kontabilitet, Auditim dhe Tatime

 

Në këtë fushë të specializimit studentët aftësohen të kuptojnë dhe të analizojnë:

  • përdorimin e teknikave të ndryshme në kontabilitet dhe në mbajtjen e shënimeve të kontabilitetit;
  • identifikimin e pasaktësive dhe gabimeve në regjistrat e kontabilitetit dhe pasqyrat financiare (auditimi);
  • specifikimin e komponentëve të pasqyrave financiare dhe përgatitjen dhe paraqitjen e llogarive komplekse për tregtarët, ortakëritë dhe kompanitë e kufizuara;
  • planifikimin, kontrollin dhe paraqitjen e pasqyrave financiare të llogarive të individit ndërmarrës, të grupit ndërmarrës dhe një kompanie, dhe të një korporate (tatimet)
  • zbatimin e kërkesave të standardeve të raportimit financiar (kontabilitet, tatime),
  • njohjen dhe matjen e standardeve, procedurave dhe rregulloreve të ndërlidhura me raportimin financiar.

 

Marketing dhe Shitje

Rezultatet e pritshme pas përfundimit të suksesshëm të studimit janë:

  • Kuptimi i sistemeve të tregjeve nacionale dhe internacionale;
  • Njohja e formave për të hyrë në tregjet e huaja;
  • Kuptimi i rolit të marketingut për shitje dhe shpjegimi i strategjive të marketingut;
  • Kuptimi i aspekteve psikologjike të marketingut dhe i teknikave për aplikimin e marketingut;
  • Njohja dhe vlerësimi i sjelljes së konsumatorit, bazuar në përdorimin e teknikave dhe veglave dhe në realizimin e hulumtimeve;
  • Kuptimi i zhvillimit dhe menaxhimit të programeve efektive të komunikimit.

 

Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion

Me përfundimin e suksesshëm të specializimit, studentët aftësohen:

 

  • Të kryejnë studime të fizibilitetit dhe të bëjnë analiza për potencialin e një ndërmarrjeje apo biznesi ekzistues apo të ri;
  • Të zhvillojnë dhe të analizojnë strukturat organizative dhe strategjitë e biznesit për të përmirësuar aftësinë konkurruese;
  • Të zbatojnë teknika që ndihmojnë në vlerësimin e mundësive të reja të biznesit;
  • Të vendosin marrëdhënie midis menaxhimit strategjik dhe suksesit të një korporate shumëkombëshe;
  • Të vlerësojnë në mënyrë kritike dhe të aplikojnë metoda dhe të lehtësojnë njohjen dhe planifikimin e biznesit;
  • Të vlerësojnë rolin e veprimtarisë ndërmarrëse dhe inovacionit në suksesin e një biznesi ndërmarrës;
  • Të zhvillojnë dhe të analizojnë një situatë inovative dhe ndërmarrëse brenda klasës;
  • Të analizojnë teknikat e përdorura në sjellje inovative dhe ndërmarrëse;
  • Të vendosin marrëdhëniet midis ndërmarrjes dhe inovacionit në mjedisin real të biznesit;
  • Të vlerësojnë strategjinë në ndërmarrjet e biznesit ndërkombëtar;
  • Të kritikojnë dhe të analizojnë teknikat e përdorura në rritjen e aktiviteteve të biznesit ndërkombëtar.

 

Biznesi Ndërkombëtar

 

Rezultatet e pritshme pas përfundimit të suksesshëm të programit janë:

  • Krijimi i njohurive të mjaftueshme të studentëve për të njohur mundësitë e krijimit dhe zhvillimit të bizneseve, duke filluar nga studimet e fizibilitetit, planet e biznesit, hapja dhe funksionalizimi i bizneseve dhe internacionalizimi e tyre;
  • Aftësimi i studentëve për të dizajnuar dhe implementuar strategji dhe teknika të biznesit në kontekstin ndërkombëtar;
  • Përshkrimi i kompleksitetit të biznesit ndërkombëtar;
  • Kuptimi i funksionimit të sistemit të tregjeve ndërkombëtare;
  • Njohja e formave për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.

 

 

Lajme