UBT ka anëtarësuar Republikën Kosovën në EUROSIM

Presidenti i UBT-së, Dr. Hajrizi dhe anëtarët  e Bordit të  European  Federation  of  Simulation Association

Prishtinë, 20  maj 2013 –  Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit  të tij një javorë në Vjenë të Austrisë,  ka marrë pjesë edhe në takimin vjetor  të Bordit të  Federatës  Evropiane e Asociacionit të  Simulimeve (EUROSIM),  e cila merret me modelim dhe simulim. 

 

 

Në këtë takim, Bordi  i EUROSIM,  njëzëri ka  aprovuar aplikacionin për tu bërë Republika e Kosovës  anëtare  e kësaj  Federate,  përmes UBT- së.

 

 

Duke qenë pjesëmarrës në Këshillin vjetor të EUROSIM, Presidenti i UBT-së, dr. Hajrizi ka prezantuar punën e UBT-së, konferencat dhe takimet e tjera me karakter ndërkombëtar që ka organizuar UBT,  me mjaft sukses dhe duke mbledhur në Prishtinë emra të shquar të shkencës dhe ekspertë nga e gjithë bota.

 

 

Sipas tij, pas anëtarësimit në organizatën EUROSIM,  hapet një dritare për komunitetin akademik të UBT-së,  të cilët mund të marrim pjesë në konferencat shkencore që organizon EUROSIM, dhe në forume të tjera ndërkombëtare.

Lajme