50 për qind e stafit të kompanisë “Rrota” janë studentë të UBT-së

50 për qind e stafit të kompanisë “Rrota” janë studentë të UBT-së

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri, në UBT, me programet studimore më të harmonizuara në rajon dhe me ndërlidhjen e pjesës teorike me atë praktike, vazhdon ta ruajë primatin e liderit në rajon, duke i përgatitur studentët për tregun e punës.

 

“Rrota” është një nga agjencitë kryesore të komunikimit digjital në Kosovë, me staf të përbërë prej 50 për qind të studentëve të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT.


Në këtë kompani, studentët e UBT-së janë punësuar për të ofruar zgjidhje dhe për të shprehur kreativitetin në zhvillim të softuerëve, dizajnim të ueb-it, dizajn grafik, zhvillim të lojërave etj.

 

Drejtoi i financave në kompaninë “Rrota”, Ardian Veliu, ka treguar se UBT ofron studime të një niveli të lartë akademik, dhe sipas tij, duke qenë kështu institucioni nxjerr kuadro profesionale në industri.
“Studentët që kanë ardhur prej UBT e kanë një bazë shumë të mirë, por edhe janë zhvilluar në kompani e janë përshtatur me metodologjinë ose veglat e punës. Aktualisht 50 për qind e zhvilluesve ne Rrotë janë studentë që kanë përfunduar studimet ose vazhdojnë të jenë studentë në UBT”, ka thënë Veliu.

 

Burim Dervisholli është student i vitit të tretë në Fakultetin Shkenca Kompjuterike në UBT, i cili qe disa vite është punësuar si programer në këtë kompani, falë njohurive të fituara gjatë studimeve.
“UBT më ka jep baza të mira në gjuhët programuese, ku në vitin e tretë për specializim kam zgjedhur Multimedia – Dizajn. Gjatë specializimit kam marrë njohuri të shumta rreth phottoshop-it, dizajnit, njohuri të cilat më kanë shërbyer të vazhdojë punën në ketë kompani”

 

Edhe Sherif Maliqi është student i vitit të tretë në Fakultetit Shkenca Kompjuterike, në UBT. Ai është punësuar në kompaninë “Rrota”, qe gati një vit, ku sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e projekteve të mëdha.
“Studimet që i kam ndjek në UBT qe tri vite, më kanë ndihmuar shumë si nga ana teorike edhe nga praktike për të vazhduar si praktikat në kompani dhe më pas të punësohem. Pra, studimet më kanë ndihmuar që të jem në hap me zhvillimin teknologjik”, tha studenti Maliqi.

Lajme