Studentët e UBT-së, vizitë studimore në objektin afarist banesor në lagjen “Emshir”

Studentët e UBT-së, vizitë studimore në objektin afarist banesor në lagjen “Emshir”

Studentët e vitit të tretë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në një objekt afarist kolektiv në lagjen “Emshir” në Prishtinë, për të parë nga afër organizimin e ndërtimit dhe realizimin e detajeve.

 

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Praktikë pune në terren, që ligjërohet nga ligjëruesi në UBT, Zekë Islamaj.


Në kuadër të kësaj vizite studentët kanë parë detajet e planit, teksa dhanë edhe propozime profesionale lidhur me këtë plan ndërtimi.


Vizita studimore shërbeu në interes të njohurive shtesë për studentët, pasi patën mundësinë të bënin pyetje dhe të diskutonin rreth standardeve, strukturave, montimit dhe dizajnimit të fasadave etj.

Lajme