UBT krijon kushte për punë praktike për studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit

UBT krijon kushte për punë praktike për studentët e Fakultetit të Shkencave të Ushqimit

Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, janë duke u përfunduar punimet për realizimin e projektit: “Ngritja e fushës eksperimentale kërkimore-shkencore me kultura bujqësore si produkte ushqimore me bazë bimore”, në kuadër të së cilës janë krijuar fusha eksperimentale me kultura bujqësore.

 

Falë realizimit të këtij projekti, studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit në UBT, krahas pjesës teorike, ata do të kenë mundësinë që të vijojnë edhe punën praktike.


Ky projekt është ideuar me qëllim të krijimit të kushteve për punë praktike për studentët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit në UBT.

 

Koordinatori i projektit, prof. dr Nexhat Balaj, ka bërë të ditur se këto parcela tashmë janë mbjellë fusha eksperimentale me grurë, misër dhe disa variete të pemëve, si: molla, dardha etj.
“Fushat eksperimentale do të mbjellën me produkte bujqësore, produkte të cilat më pas do të përdoren në laborator për eksperimente studimore. Në këto parcela studentët do të kenë mundësinë që të shohin si rriten dhe zhvillohen shumë produkte bujqësore”, ka thënë Balaj.

 

Sipas tij, në proces është edhe ndërtimi serrave eksperimentale që njihen si laboratorë të gjelbër, ku do mundësojnë realizimin e hulumtimeve shkencore.

Lajme