Fakulteti i Infermierisë, vatra e përgatitjes profesionale të infermierëve të ardhshëm

Fakulteti i Infermierisë, vatra e përgatitjes profesionale të infermierëve të ardhshëm

 

Programi i Infermierisë, në UBT, aktualisht është i orientuar të ofrojë shërbime profesionale, me qëllim që studentët e këtij drejtimi të përgatiten për tregun e punës, gjithmonë duke iu ofruar leksione, punë praktike e trajnime të shumta.

 

Drejtori e Fakulteteve Mjekësore, Fitim Alidema ka bërë të ditur se, ndonëse në vitin e dytë të ekzistimit, studentët e këtij fakulteti po tregohen jashtëzakonisht të suksesshëm dhe solidarë.

 

INTERVISTË:

 

UBT News: Çka e bën të veçantë nga fakultetet e ngjashme të universiteteve tjera Fakultetin e Fakultetin e Infermerisë që ju e drejtoni?

Alidema: Fakulteti Infermierisë i UBT-së është një ndër fakultetet më të mëdha  në vend, ndonëse është gjenerata e dytë i fillimit dhe studentët janë prioritet i stafit të profesorëve dhe menaxhmentit të këtij fakulteti.

Në Fakultetin e Infermierisë leksionet i ndjekin mbi 1200 studentë të ndarë në grupe me afro 45 studentë. Grupet e vogla u mundësojnë studentëve tanë cilësi në mësimnxënie dhe disiplinë. Studentët e Fakultetit të Infermierisë, pjesën teorike i ndjekin në salla mësimore moderne me hapësira standarde, të pajisura me projektorë dhe TV ekrane, ku mësimxënia është më e lehtë. Ndërkaq, pjesën praktike, studentët e vijojnë në laboratorë dhe salla simuluese moderne, ku secili student është i pajisur me hapësirën e nevojshme për ushtrimore.

Numri i pjesëmarrësve në pjesën praktike përbëhet nga 12 studentë.

Profesorët të cilët ligjërojnë në Fakultetin e Infermierisë janë të gjithë me përgatitje të lartë shkencore e profesionale dhe me përvojë të gjatë në mësimdhënie.

UBT News: Çka e bën të veçantë nga fakultetet e ngjashme të universiteteve tjera Fakultetin e Infermierisë që ju e drejtoni?

Alidema: Specifikat e fakultetit janë:

-          Studenti formohet teorikisht dhe praktikisht, ku pjesa praktike profesionale bëhet në Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Lipjan, Prizren etj., kurse për studentet e vitit dytë dhe të tretë, praktika klinike bëhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe në Spitalet Rajonale, me të cilat kemi marrëveshje bashkëpunimi, si: Prizreni, Gjilani, Peja dhe Ferizaj.

-          Studentet duhet të zgjedhin UBT-në për arsye se afrohet dije, përkushtim, mësimdhënie dhe profesionalizëm.

-          Në Fakultetin e Infermierisë numri i studentëve të cilët janë transferuar nga institucionet tjera është  një tregues real se punohet dhe çmohen studentët. Studentët e Fakultetit të Infermierisë janë të kërkuar për punësim në institucione spitalore publike e private.

Disa studentë tanimë janë të punësuar në Qendrën rehabilituese për terapi fizikale “Banja e Kllokotit”, “Qendrën rehabilituese për terapi Fizikale “Nëna Naile”, në Spitalin Rajonal të Ferizajt, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në QMF.

UBT News: Çfarë po e tërheq fluksin e madh të të rinjve, për të studiuar në UBT?

Alidema: UBT posedon kabinetet e infermierisë, që janë të pajisura edhe me aparatura moderne, salla adekuate për mësimdhënie, si dhe profesorë vendorë e ndërkombëtarë.

UBT ka bashkëpunim dhe në partneritet me më shumë se 250 universitete botërore, andaj ai konsideroi se programi i Infermierisë është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian si dhe ofron mundësi transferimi dhe njohje në Evropë.

 

Lajme