Stafi dhe studentët e UBT-së dhurojnë gjak

 Stafi dhe studentët e UBT-së dhurojnë gjak

 

Stafi dhe studentët e UBT-së i janë përgjigjur pozitivisht aksionit vullnetar për dhurimin e gjakut, nën moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, që zgjati dy ditë dhe u organizua nga Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut

 

Dita e parë e këtij aksioni u zhvillua në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, ndërkaq e dyta në kampusin, në Prishtinë, e thirrjes iu përgjigjen dhjetëra studentë e punonjës të UBT-së.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka përgëzuar të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, duke e vlerësuar këtë si një veprim të lartë njerëzor, nga i cili duhet të marrin shembull të gjithë njerëzit.

 

Ky është viti i tretë që UBT dhuron gjak, madje në vitet e kaluara ka shënuar edhe shifra rekorde të dhurimit në Kosovë, në kuadër të një aksioni të vetëm.

Lajme