Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

 Studentët e UBT-së do të marrin pjesë në garën më të madhe të fakulteteve të drejtësisë në botë

 

Studentët e Fakultetit Juridik, në UBT, këtë vit do të marrin pjesë për herë të parë në Garën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, “Willem C. Vis Moot Court”, e cila mbahet në Vjenë të Austrisë.


Studentët që do ta përfaqësojnë UBT-në në këtë garë prestigjioze janë: Qëndresa Beka, Urtinë Maloku, Gertë Berisha, Ylberina Bajraktari, Melodika Abrashi, Leorentë Alija dhe Pylljon Nura

https://ssl.gstatic.com/ui/v1/icons/mail/images/cleardot.gif

UBT është një nga 800 universitetet nga mbarë bota që kanë arritur në fazën finale të garës, pas vlerësimit të suksesshëm të dy memorandumeve me shkrim të punuara nga studentët e UBT-së. Ekipin e UBT-së, i cili përbëhet nga shtatë studentë, po e udhëheqë profesori Artan Murati, i cili

njëkohësisht është edhe arbitër në këtë garë tash e tri vite.

 

Për pjesëmarrje dhe rezultate sa më të mira, studentët e UBT-së janë përgatitur që nga muaji tetor e deri më tani.

Gara do të fillojë ditën e shtunë dhe gjatë saj UBT do të përballet me universitete prestigjioze, si Pace University nga Nju Jorku, University of Southern Denmark nga Danimarka, Lazarski University nga Polonia dhe Middlesex University nga Emiratet e Bashkuara Arabe. 

https://ssl.gstatic.com/ui/v1/icons/mail/images/cleardot.gif

Lajme