UBT hap aplikimin për programin e përbashkët master në Shkenca Politike - PoSIG

 UBT hap aplikimin për programin e përbashkët master në Shkenca Politike - PoSIG

 

UBT hap aplikimin për programin e përbashkët të studimeve Master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG) për vitin akademik 2018-2019. 
Këtë vit, universiteti që do të pranojë studentët e UBT-së është Universiteti i Salzburgut në Austri.

 

Programi Master #PoSIG është program i akredituar nga Agjencia Austriake e Sigurimit e Cilësisë dhe Akreditimit. Përmes këtij Programi, studentëve të UBT-së u ofrohet mundësi unike e studimit në institucionet më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë, siç janë Universiteti i Salzburgut në Austri, Universiteti i Pavias në Itali, Universiteti i Lubljanës në Slloveni etj.

 

PoSIG ofron një program studimor që ndërthur përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor dhe sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.

 

Afati i fundit për aplikimi është data 15 Prill 2018.

 

Për më shumë informata rreth programit dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikim, ju lutem vizitoni https://www.posig.uet.edu.al/, ose dërgoni email tek artan.murati@ubt-uni.net.

Për të aplikuar, klikoni në këtë link: https://www.posig.uet.edu.al/

Lajme