Studenti Emin Emini pranohet në Universitetin “Stanford”, të Kalifornisë

Studenti Emin Emini pranohet në Universitetin “Stanford”, të Kalifornisë

 

Studenti i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT, Emin Emini, është pranuar në Universitetin “Stanford”, të Kalifornisë, për të vazhduar specializimin në Dizajnim dhe Analizë të Algoritmeve.

 

Studenti Emini tha se krahas punës së vet intensive dhe studimeve në UBT, ka arritur të përfitojë shumë profesionalisht, andaj falë kësaj, sipas tij, tash edhe ka arritur të fitojë bursë të plotë studimi për vazhdim të studimeve në këtë universitet.


“Studimi atje është një mundësi shumë e mirë sepse universiteti në të cilin jam pranuar është një ndër më të vlerësuarit në botë dhe konsiderohet të jetë lider ndërkombëtar në fushën e shkencave kompjuterike”, tregoi Emini.


Studenti i UBT-së, Emin Emini, ditë më parë krijoi një aplikacion unik për motin, të quajtur Cloudy, i cili po u ndihmon përdoruesve të shohin të dhëna të sakta për motin në çdo kohë dhe vend. Ky aplikacion nuk është i vetmi që studenti Emini e ka lansuar, pasi që, ai më herët ka qenë pjesë e shumë projekteve dhe ka realizuar edhe aplikacione të tjera nga fusha të ndryshme, përfshirë edukimin, argëtimin, fenë etj.

Lajme