Ligjin e ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, shpresë për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

 Ligjin e ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, shpresë për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

Ligjin e ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, shpresë për zvogëlimin e numrit të aksidenteve

 

Rritja e numrit të aksidenteve me fatalitet  dhe me lëndime trupore përgjatë vitit të kaluar,  ka rezultuar me sjelljen në fuqi të ligjit të ri për kundërvajtje në trafikun rrugor, i cili tashmë vetëm se ka filluar t'i japë frytet e para të përmirësimit të gjendjes.


 Kështu thanë ekspertët në forumin: “Rregullat e Reja të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Kosovë", që u organizua nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.


Dekani Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, prof. dr Muhamet Ahmeti, tha se qëllimi i organizimit të këtij forumi është që të kontribuojë në ndërgjegjësimin dhe informimin lidhur me ligjin e ri dhe rregullat e reja në komunikacionin rrugor.


Duke i analizuar rrethanat e gjendjes së krijuar gjatë viteve të kaluara, drejtori i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi,  tha se  fajtori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njeri.


“Në Kosovë, në vitin e kaluar kanë vdekur në aksidente të komunikacionit mbi 137 persona. Faktori njeri, mbi 85% të rasteve, është fajtor në shkaktimin e aksidenteve, pa anashkaluar edhe faktorin rrugë dhe automjet. Shkaktimin më të madh të aksidenteve e bën shoferi duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës", tha ndër tjerash Rexhepi.


Në këtë forum morën pjesë dhe dhanë kontribut të çmuar për trajtimin e kësaj çështjeje edhe njohës të tjerë të fushës së komunikacionit, përfshirë Biljana Rexhiqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, Haxhi Krasniqi, kryesues i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës dhe Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=TRA7rBt7VGI&feature=youtu.be

Lajme