NJOFTIM: Në UBT, të premten mbahet forumi "Rregullat e Reja të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Kosovë"

 

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të premten, më 12 janar, në ora 11:00, do të mbahet forumi më temë: "Rregullat e Reja të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor në Kosovë", që do të organizohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës në UBT.

 

Panelistë të këtij forumi do të jenë Biljana Rexhiqi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës, 
Jeton Rexhepi, drejtor i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës si dhe nënkolonel Haxhi Krasniqi – kryesues i Komisionit për Vendosje në Policinë e Kosovës, dhe Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit për hartimin dhe harmonizimin e legjislacionit si dhe Ajshe Ejupi, udhëheqës i Divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, të mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e legjislacionit, teksa paneli do të udhëhiqet nga eksperti i komunikacionit, prof. dr Nol Dedaj.

 

Një temë e tillë është tejet e rëndësishme për studentët e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, ata të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Mekatronikës, sa i përket sinjalizimeve inteligjente, andaj edhe pjesëmarrja në këtë forum është tejet profitabile për studentët.

Lajme