Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, qendër e kurseve profesionale

Instituti i Gjuhëve të Huaja në UBT, qendër e kurseve profesionale

 

Njohja e së paku një gjuhe të huaj është bërë gati e domosdoshme, ndërkohë që, mësimi i gjuhëve të huaja, përveçse zgjeron njohuritë e studentëve, është edhe mundësi praktike për përdorim të tyre në vendet që ata vizitojnë ose vendosin t’i vazhdojnë studimet.

 

Si rrjedhojë e kësaj, në UBT funksionon Instituti i Gjuhëve të Huaja, e cila po shërben si qendër në vete me qëllim të ofrimit të kurseve për gjuhë angleze, gjermane, turke, frënge, spanjolle dhe italiane.

 

Instituti ka për qëllim t’i bëjë të aftë kandidatët për zotërimin e këtyre gjuhëve, të cilat sipas drejtorit të Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, janë edhe dominuese në komunikimet ndërkombëtare në Evropë, por edhe më gjerë.

‟Të gjithë të interesuarit për t'u ngritur në aspektin e zotërimit të gjuhëve, e kanë këtë mundësi në UBT. Pra, institucioni i ofron kandidatëve kurse, ndërsa pas përfundimit të moduleve, ata pajisen me certifikata”,  tregoi Bashota.

 

 

Përveç kurseve të gjuhëve të huaja, në kuadër të këtij instituti të UBT-së, ofrohen edhe kurse për shkrim akademik, pranë të cilave kandidatët përgatiten për realizim të projekteve, kërkimeve shkencore dhe seminareve, me qëllim të aftësimit, trajnimit dhe kualifikimit në kurset që kandidatët i vijojnë.

Lajme