Çdo vit, qindra studentë bëhen pjesë e UBT-së pas transferimit

 Çdo vit, qindra studentë bëhen pjesë e UBT-së pas transferimit

 

Si institucion lider në fushën e arsimit në Kosovë dhe rajon, UBT vazhdon të mbetet pikë orientuese për një karrierë të suksesshme për mijëra studentë në vit.
Të njëjtën mundësi e shfrytëzojnë edhe qindra studentë të tjerë që kanë filluar studimet në institucione të tjera, por për arsye të ndryshme, e zgjedhin UBT-në për t’u transferuar dhe për t’i përfunduar studimet.

 

Të gjithë studentët që planifikojnë të bëhen pjesë e UBT-së përmes transferimit, këtë mundësi e kanë në afatin e dytë, më datë 1 shkurt deri më 28 shkurt, por paraprakisht, për këtë duhet të ndiqen disa procedura të thjeshta.
Studentët të cilët duan të transferohen në UBT, fillimisht duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë të përfunduar së paku një provim nga aty ku vinë.


Aplikimi duhet të bëhet individualisht, në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë aktualisht.

 

Specifikat që e bëjnë UBT-në të dallohet nga institucionet tjera universitare janë të shumta, nga të cilat theksohen programet gjithëpërfshirëse të studimit, profesorët vendorë e ndërkombëtarë të përgatitur në nivelet më të larta profesionale, të cilët ligjërojnë për mijëra studentë veçse të inkuadruar në tregun e punës edhe para përfundimit të studimeve themelore.


Studentët aktualë dhe ata të transferuar i shfrytëzojnë edhe mundësitë e panumërta për vazhdim të studimeve në mbi 250 universitete partnere me të cilat UBT ka marrëveshje, si dhe mundësinë për pjesëmarrje në gara dhe konkurse të ndryshme, që është arritur falë njohjes ndërkombëtare të UBT-së.

 

Vlen të theksohet se në afatin e parë të transferimit të studentëve, që ishte në muajin korrik, ngritjen e tyre akademike përmes transferimit, ia besuan UBT-së mbi 400 studentë që dikur studionin nëpër institucione të ndryshme publike e private, vendore dhe më gjerë, ndërsa në tërësi, çdo vit pjesë e UBT-së bëhen mbi 4000 të rinj.

Lajme