Studentët e UBT-së fitojnë eksperienca të ndryshme në qytetin e Milanos

 Studentët e UBT-së fitojnë eksperienca të ndryshme në qytetin e Milanos

 

Turi i vizitës nëpër Evropë, i organizuar nga UBT për studentët e vet, po vazhdon me vizitën e realizuar në shtetin e Italisë, konkretisht në Milano, me qëllim të përfitimit të njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës që ndodhet në këtë qytet.

 

Ata fillimisht vizituan “San Carlo al Corso”, një kishë që posedon vlera të mëdha kulturore dhe arkitekturore, pastaj vizituan “Fashion District, Milan”, qark i modës në Milano, ku adhurues të modës që drejtoheshin për në Itali pa dyshim dëgjuan se duhet të ndalen në Quadrilatero della Moda, në Milano.


Vizita në këtë qytet vazhdoi në ” Milan Cathedral”, katedrale gotike që mori rreth gjashtë shekuj për t’u përfunduar. 
“Galleria Vittorio Emanuele II”, është qendra më e vjetër tregtare e Italisë dhe përmban Town House Galleria, një hotel me pesë yje brenda saj, dhe si e tillë, është një ndër shembujt më të mirë për arkitekturën klasike të asaj kohe.

 

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër qytete tjera të Italisë, por edhe duke mos e anashkaluar shtetin e Kroacisë.

Lajme