Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze, zgjedhje e duhur për avancim të kësaj gjuhe

 Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze, zgjedhje e duhur për avancim të kësaj gjuhe

 

Më shumë se një vit më parë, UBT ka themeluar Shkollën Profesionale për Gjuhë Angleze, e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

 

Përveç akreditimit, veçori tjetër e kësaj shkolle është mënyra unike dhe efektive e procesit të të mësuarit të gjuhës angleze, që ofrohet nga profesorë të përgatitur profesionalisht dhe me përvojë pune shumëvjeçare në këtë fushë.

 

Që nga themelimi, në vazhdimësi shkolla ka zgjuar interesim të madh në radhët e të rinjve, të interesuar për ta mësuar gjuhën angleze për shkollim jashtë vendit ose për punësim në tregun vendor e ndërkombëtar, duke qenë se njohuritë mbi këtë gjuhë, krahas përgatitjes akademike në profesionet përkatëse, tashmë janë shndërruar në kriter kryesor për arritje të këtyre qëllimeve.

 

Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze e UBT-së ofron mësim në gjashtë nivele, duke nisur nga ai fillestar, e deri tek më i avancuari i njohurive gjuhësore, dhe deri më sot, ka tërhequr qindra të interesuar, të cilët pas ndjekjes së të gjitha ligjëratave, janë pajisur me certifikata.

 

Për regjistrim në këtë shkollë mund të aplikoni në linkun: http://ubt-uni.net/?cid=1,508 , ndërkaq për informata shtesë, mund të paraqiteni në Zyrën e Qendrës së Karrierës së UBT-së ose të kontaktoni përmes email-it: career.center@ubt-uni.net dhe numrit: 038541400 .

Lajme